E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Gërmonin për florinj, grabitësit hapën gropën 6 metra në Kishën e Shën Mërisë

Dëshira për të poseduar sa më shumë florinj, i ka detyruar disa grabitës që të hapin një gropë 6 metra të thellë në Kishën e Shën Mërisë. Personat në fjalë që kanë shkaktuar një dëm të madh në kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës, nuk janë identifikuar ende.

Duke iu referuar punonjësve të institucionit fetar, personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë, dhe 1 metër të gjerë te pagëzimorja e kishës.

Sipas të dhënave paraprake, gërmimet janë bërë me qëllim për të zbuluar objekte ari. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...