Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Genta Ismajli ka fituar çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në eventin “Altın Kanat Ödülleri”. Mediat turke shkruajnë se këngëtarja i mahniti të gjithë me performancën e këngës “Shake it”.
Në këtë event ishte e pranishme edhe një tjetër shqiptare, prezantuesja Arbnora Ademaj e cila gjithashtu po synon tregun turk dhe së shpejti pritet të luajë në një serial.
Siç duket, Genta Ismajli nuk ka gjetur vetëm dashurinë në Turqi, por edhe suksesin.