Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur se refuzimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk ka të bëjë me këto dy vende.
I ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Cakaj deklaroi se vendimi për bllokimin e negociatave ka të bëjë me problemet e brendshme që kanë vendet anëtarë për të ardhmen e Evropës.
Sipas tij, 9 kushtet e Bundestagut nuk kanë qenë motiv për mos hapjen e negociatave.
“Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës. E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën. Ministri sqaroi se kushtet e Bundestagut nuk kanë qenë kushte për çështjen e hapjes së negociatave”, tha Cakaj.