Gazetarja vaksinohet live në edicionin e lajmeve, e pranishme dhe Silva Bino

Ditën e sotme, nisi vaksinimi kundër koronavirusit i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit nga të gjitha redaksitë e lajmeve në vend.

Për shkak të kontakteve të vazhdueshme me qytetarë të shumtë, ata shihen si një grup risku për infektimin nga koronavirusi.

Ndërkohë, sot vaksinën e ka marrë dhe gazetarja e ”Top Channel”, Genta Popa live në edicionin e lajmeve, ku e pranishme ishte edhe shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino.

Pjesë nga biseda:

Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Podani, i cili humbi jetën nga Covid-19….me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta.

Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm, ju falenderoj.

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.