Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Gazetari rrëfen historinë: Si u larguan hebrenjtë nga Shqipëria

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Shqipëria është konsideruar dhe respektohet si një vend, i cili krijoi strehë për hebrenjtë  pasi vendi i origjinës së t yre ishte një torturë ekstreme. Historia e pabesueshme dhe misterioze e 300 hebrenjve që u larguan nga Shqipëria në janarin e vitit 1991 menjëherë sapo kishte filluar rënia e regjimit komunist.

Gazetari italian Franz Gustincich, i cili ka ndjekur në Tiranë zhvillimet e atyre ditëve kur regjimi komunist ishte në grahmat e fundit, rrëfen për herë të parë në emisionin “Repolitix” në Report Tv sesi agjenti i Mosad i maskuar si gazetar, arriti të nxirrte jashtë kufijve shqiptarë, pak ditë pas rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, 300 hebrenj të cilët i kishin shpëtuar nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Franz Gustincich thotë se agjenti bashkëpunoi me Bashkim Gazideden, i cili ishte prezantuar si njeri i rëndësishëm i pushtetit të kohës. Por kush ishte ky agjent i huaj?

“I vetmi i huaj tjetër që unë kisha parë në Tiranë ishte gazetari Eduardo Roza Flores korrespondenti i “La Vangardia” të cilin e takova në datën 20 shkurt në darkë. Ditët e mëpasme ai më tha se nuk ishte këtu vetëm si gazetar, por ishte një person që donte të bënte mirë, ai kishte babain hebre dhe ndjehej i tillë. Ai kishte mësuar pak shqipen atëherë. Më prezantoi një person me emrin Bashkim Gazidede, nuk e dija se kush ishte.  Folëm pak dhe më pas tha tani eja se do të të tregoj e çfarë kam bërë. Shkuam, por nuk mbaj mend se ku. Shkuam në një shtëpi ku ishte gati, aty ndodheshin 8 hebrenj. Më treguan ata historinë se çfarë kishte ndodhur, për një marrëveshje mes qeverisë izraelite dhe shqiptare, 300 hebrenj që i kishin shpëtuar nazizmit dhe donin të iknin. I pyeti se ju kanë trajtuar, më thanë njësoj si të gjithë të tjerët. Grupi më i madh i tyre u dërgua në Izrael. Ata që mbetën ishin ata të cilët kishin familje të përziera, kishin prindërit të moshuar, besoj se janë në Shqipëri ende ata.

Unë me Bashkim Gazideden shtrënguan duart me një buzëqeshje. Pastaj, nga biseda që bëmë aty, kur ai nuk ishte, ma treguan si njeri të fuqishëm, si njeriu që kishte bërë të mundur këtë dalje. Aty na thanë se patë ndihmën e personit që mund të vendoste jetën dhe vdekjen e njerëzve këtu. Emri i Gazidedes, ishte një emër që dëgjohej shpesh. Emri thuhej me pak frikë. Madje, në një bar në Tiranë, në vitin 1991, ne po flisnim dhe dikush na thotë kujdesni mos flisni shumë se mund t’iu dëgjojë Gazidede“.

Tags: gayetarihebrenjtëhistorinelarguanrrefenshqiperiaSi

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Dy supergola dhe Shakhtar përmbys Romën (Video)

Shehi: Pronat publike ua bëjmë peshqesh bizneseve turke

Korrupsioni/Raporti 2017: Shqipëria “zhytet” me 8 vende







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com