Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha: Në Malësinë e Madhe janë zhdukur 3 persona, dyshohet se janë vrarë për kanabisin

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Financohej nga një grup i rrezikshëm”, Artan Hoxha zbulon detaje për arrestimin e Orgest Bilbilit

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha thotë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe, pasi policia është në kërkim për trupat e 3 personave, të cilët dyshohen të jenë vrarë për parcelat me kanabis.

Sipas tij, bashke me kanabizimin, vijnë dhe viktimat e pazareve të prishura apo hesapeve të pambyllura.

Hoxha shprehet se ngjarja e ndodhur është e përmasave të mëdha.

Nga burime zyrtare, konfirmohet se personat janë zhdukur prej 36 orësh.

Postimi i Hoxhës në Facebook

Ngjarje e rende ne Malesine e Madhe..

Policia ne kerkim per trupat e 3 personave, dyshohen te jene vrare per parcelat me kanabis…

Sa here qe kanabisi gjelberon kodrat dhe malet Shqiperise, sigurisht pas tij, nuk vijne vetem milionat per boten e krimit dhe zyrtaret e korruptuar deri ne palce.

Bashke me kanabizimin, vijne dhe viktimat e pazareve te prishura apo hesapeve te pambyllura.

Ndersa javet e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu ne veri, per te dokumentuar situaten me kanabisin, ajo qe i trembesha me shume, ishin pikerisht, viktimat e ketij narko-operacioni.

Sot pasdite me njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen te jene vrare prane nje parcele me kanabis.

Largesia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet te kete ndodhur ngjarja, ma beri me te veshtire marrjen dhe konfirmimin e informacionit.

Por dhjetera forca policore ishin drejtuar qe ne oret e para te dites ne zonen e Razmes, ku dyshohej te kishte ndodhur krimi.

Vetem pak minuta me pare munda te konfirmoj plotesisht se kemi te bejme me nje ngjarje me permasa tragjike.

Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones.

Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit.

Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme.

Menjehere ka nisur kerkimi i te zhdukurve nga familjaret e tyre, dhe kur nuk jane gjetur, eshte kerkuar ndihma e policise.

Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe.

Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt…

Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende.

Kerkimet ne terren prej Komisariatit te Malesise se Madhe, trupave shtese te ardhura nga Drejtoria e Policise Shkoder dhe te afermve te viktimave, po vazhdojne edhe gjate nates…

Tags: Artan HoxhakanabisMalesi e Madhevrasje

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Mjekët: Presidenti Trump mund të dalë nga spitali të hënën

Mjekët: Presidenti Trump mund të dalë nga spitali të hënën

“Ekoja s’mjafton për të vërtetuar shtatzëninë”/Ja sa lekë duhet të japë Fjolla Morina si garanci

Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dy shoqëruesit e këngëtares, Fjolla Morina

Dita e 8-të e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

Dita e 8-të e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com