Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

PD i përgjigjet Policisë së Shtetit: Sajesë e neveritshme

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD: ‘Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash e policë të dhunuar’

 Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së policisë së Shtetit përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Aida Hajnaj, zv.drejtores se Policise se Shtetit tha se: “Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi tha se policia me këto deklarata nxit dhunë.

“Qeveria dezinformon dhe mashtron opinion publik. Deklaratat e policisë janë një sajesë e neveritshme që synojnë përplasje, konflikt tek qytetarët. PD është e angazhuar vetëm për protestë paqësore”, theksoi Bardhi.

Deklarata e Gazmend Bardhit

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur: asnjë hap pas për të drejtën themelore të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo. Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi.

Ripërsërisim sot apelin tonë drejtuar qytetarëve, që pavarësisht provokimit kriminal të drejtuesve të Policisë së Shtetit, që do të kenë fatin e njëjtë me atë të Edi Ramës, duhet të mbrojnë punonjësit e thjeshtë të policisë, të cilët kanë të njëjtat halle dhe probleme me secilin prej qytetarëve që dalin në protestë.

Skenarët kriminalë të Edi Ramës, pengimi i të drejtës për të protestuar, dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur.

Beteja jonë është për standartet dhe vlerat Europiane, prandaj ka bashkuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm.

Regjimi në grahamat e fundit është i tmerruar. Bashkimi i sotëm do të jetë madhështor. Fundi i modelit të Qeverisë së Avdylajve, është më i afërt se kurrë.

Të gjithë si asnjëherë të bashkuar sot në orën 19.00, për t’i dhënë qartë dhe prerë Qeverisë ilegjitime të banditëve, verdiktin se shumica e bashkuar e shqiptarëve, nuk e pranon kurrë pushtetin e marrë me dhunë dhe të bërë njësh me krimin.

Te gjithë bashkë, sonte në orën 19.00, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Protesta e opozitës, PD: Do të qëndrojmë deri në mesnatë.

Ashtu siç është paralajmëruar opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën e tetë kombëtare. Mësohet se Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për protestë-marshim deri në orën 23:59, ndërsa njësoj si në protestat e fundit, Policia ka dhënë leje për mbajtjen e tubimit deri në orën 21:00.

Burime nga Partia Demokratike thanë se edhe në këtë protestë skenari do të jetë i njëjtë, qytetarët do të protestojnë fillimisht para kryeministrisë dhe më pas do të marshojnë drejt Parlamentit, ndërsa do të përdoren forma të ndryshme për të ironizuar edhe vizualisht qeverinë pas publikimit të audio-përgjimeve nga revista “Bild”.

Tags: gatineveritshmePDpergjigjetpolicisëreagojmëSajesështetit

TË LIDHURA

Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri
Aktualitet

Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri

10:55 | 26/02/2026
AAPSK mbështeti me mbi 160 milionë lekë institucionet në 2025, fonde të tjera për SPAK edhe në 2026
Aktualitet

AAPSK mbështeti me mbi 160 milionë lekë institucionet në 2025, fonde të tjera për SPAK edhe në 2026

10:36 | 26/02/2026
Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë
Aktualitet

Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

09:54 | 26/02/2026
Next Post
Islandë-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Islandë-Shqipëri/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

“Nuk e di a të meritoj”, urimi i Rezarta Shkurtës për nipin e diktatorit: Je gjysma ime

“Nuk e di a të meritoj”, urimi i Rezarta Shkurtës për nipin e diktatorit: Je gjysma ime

Djathë, miell dhe oriz të prekura nga minjtë, AKU bllokon dy biznese në Korçë

Djathë, miell dhe oriz të prekura nga minjtë, AKU bllokon dy biznese në Korçë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri
Aktualitet

Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri

by mirseda
10:55 | 26/02/2026
0

Vijojnë hetimet për pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të...

AAPSK mbështeti me mbi 160 milionë lekë institucionet në 2025, fonde të tjera për SPAK edhe në 2026

AAPSK mbështeti me mbi 160 milionë lekë institucionet në 2025, fonde të tjera për SPAK edhe në 2026

10:36 | 26/02/2026
Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një  personi brenda banesës së tij

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

10:20 | 26/02/2026
Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

09:54 | 26/02/2026
SPAK sekuestron një apartament në Qerret ,Në pronësi të anëtarit të LVV,i arrestuar për trafik droge

SPAK sekuestron një apartament në Qerret ,Në pronësi të anëtarit të LVV,i arrestuar për trafik droge

09:24 | 26/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com