Pas evidentimit të probleme në godinat e dëmtuara nga tërmeti, ka nisur puna për shembjen e atyre që kanë probleme të theksuara në strukturë, që nuk mund të riparohen.
Në Shkozet në këto momente do të shemben dy godina të cilat janë bërë të pabanueshme.
Siç shkruan “shqiptarja.com”, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e bllokuar 10 minuta para dhe 10 minuta pas shpërthimit.
Godinat që do të prishen ndodhen pak metra larg rrugës.
Për momentin forcat xheniere janë duke vendosur eksplozivin.