Shtyhet mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila do të mbahej ditën e sotme në orën 12:00. Shkak për këtë është bërë Komisioneri Publik, i cili nuk dihet saktësisht nëse ka apeluar apo jo vendimin e Vettingut për konfirmimin në detyrë të prokurorit Olsian Çela.
Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, është e bërë e ditur se mbledhja do të shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10:00.
Njoftimi i KLP-së:
Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.
Ju falenderoj për mirëkuptimin!