Pak minuta pas fillimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mësohet se 1 nga 4 kandidatët në garë për kryeprokuror do të skualifikohet.
Këtë gjë e bëri të ditur, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, i cili u shpreh se njëri prej 4 kandidatëve: Arta Marku, Fatjona Memçaj, Olsian Çela dhe Lulzim Alushaj, është skualifikuar, por që emri do të zbulohet në fund të mbledhjes.
“Do merren me radhë të katër kandidatët nga ana e alfabetit, dhe në fund do të miratohet lista e tyre. Në këtë fazë mbaron gara për njërin prej kandidatëve pasi vetëm tre emra mund të vijojnë garën.
Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar i Këshillit do të shpreh mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore të 4 kandidatëve në garë.
Kandidati që mund të skualifikohet sot, ka të drejtë të bëjë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 5 ditëve. Pastaj gjykata ka detyrë të jap vendim për të brenda 7 ditëve të tjera”, deklaroi Ibrahimi.
Në fundin e kësaj mbledhjeje, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura, do të ketë një miratim të listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.