Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gara për kryetarin e PS në Durrës, tërhiqet Ardit Kërtusha

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gara për kryetarin e PS në Durrës, tërhiqet Ardit Kërtusha

Ditën e sotme ka hequr dorë nga gara për kryetar partie në Durrës, kandidati Ardit Kërtusha.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kandidati përmes një postimi në Facebook, teksa e cilëson këtë proces si një “garë të paracaktuar”. Kandidati tjetër në garë përballë Kërtushës ishte Luan Zaza, i cili është aktualisht kryetari i PS-së në Durrës.

Më tej në reagimin e tij, Kërtusha thotë se votimi duhet të bëhej nga Asambleja e zgjeruar, ku pjesë e së cilës ishin rreth 300 persona. Por sipas tij, dikush ka futur edhe 300 persona të tjerë në këtë asamble vetëm për çështje votash.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Durrësit anëtarë të partisë socialiste, simpantizantë dhe mbështetës!

Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe dhe për mesazhet e shumta tuaja motivuese, jam i detyruar t’ju informoj për klimën e zgjedhjeve brenda Degës së Partisë Socialiste Durrës, ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me çdo kusht në këtë proces kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vetëm.

Problemi fillon që në kryefjalë të këtyre zgjedhjeve ku nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi (një anëtar një votë) kur edhe në rastet hipotetikë kur nuk zbatohet ky parim mënyra e zëvendësimit ka qenë zgjedhja me asamble.

Por na doli që as kjo metodë nuk do të aplikohet në zgjedhjet tek ne pasi drejtuesit e tanishëm politikë në Durrës brenda natës hartuan një metodë të re dhe normalisht i vendosën edhe një emër. Më thanë Ardit do te votohesh nga Asambleja e zgjeruar. U habita dhe menjëherë kërkova të më vihej në dispozicion kjo listë. Por më kot.

Pas shumë komunikimeve të mia me drejtuesit politikë këtu m’u vendosën në dispozicion disa lista gjysmake pa asnjë të dhënë me anëtarë të huazuar nga partitë e tjera që lidhjen e vetme me partinë tonë kanë vendet e punës qe u janë dhënë si favore personale këtyre individëve.

M’u dhanë elektronikisht 5 lloj listash pasi zyrat e selisë janë bosh inekzistente dhe sikur të mos mjaftojë kjo listat m’i dhanë më date 8 janar duke më komunikuar që zgjedhjet do mbahen më datë 11 janar.

Shtroj një pyetje: Si mundet një person normal të takojë 600 persona për 3 ditë kalendarike dhe jo vetëm t’u paraqes programin, por edhe t’i bindë të më votojnë. Është krejtësisht e pamundur.

Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vete të sakta ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilet janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicën e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues.

Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte perfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundesojë këtë perfaqesim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë. Sot ndodhemi
përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona. Duke demostruar edhe një herë se si e kanë kandadisur Partine Socialiste në Durrës.

I ndodhur në këto kushte unë zgjedh për te mos kandiduar ditën e shtunë pasi kandidimi im do të ishte në të keq të Partisë Socialiste duke zhvilluar një garë të paracaktuar, ndaj zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie.
Me bindje të plotë ju them që nuk do të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme politike. Duke ju falënderuar të gjithëve uroj një vit të mbarë dhe kthimin sa më shpejt në identitet të Partisë Socialiste

Tags: ardit kertushadurresgarakryetarluan zazaPSterhiqet

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Bieber diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Bieber diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Dhjetë teoritë konspirative më të famshme të kohërave

Dhjetë teoritë konspirative më të famshme të kohërave

Thirrjet kundër Amerikës, Gjykata jep masën e dënimit për Ikballe Hudutin

Thirrjet kundër Amerikës, Gjykata jep masën e dënimit për Ikballe Hudutin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com