Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

GARA NË PD/ Basha justifikon humbjen: Votat u blenë, do korrigjoj gabimet

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
GARA NË PD/ Basha justifikon humbjen: Votat u blenë, do korrigjoj gabimet

Kreu i PD-së, i cili ka ngrirë çdo funksion të tij, ka vijuar sot turin e takimeve me demokratë të Dibrës dhe njësive 8 dhe 9 në Tiranë.

Basha justifikoi humbjen e thellë të PD-së, teksa tha se rezultati i 25 qershorit shpreh deformimin e vullnetit të shqiptarëve përmes blerjes masive të votës.

“Projekti im për Shqipërinë është ​një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarët dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan.

Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë, bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shit-blerjes së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që tashmë është provuar katërcipërisht si varrmihësja e demokracisë tonë të brishtë”, tha Basha në Burrel.

Gjatë fjalës së tij në Dibër, Basha ritheksoi se bashkimi i demokratëve është e vetmja rrugë për t’u ringritur e për t’u kthyer sërish në pushtet, ndërsa me demokratët në Tiranë, ai u shpreh për nevojën e korrigjimit të gabimeve:

“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t’u kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk. Vij t’u kërkoj të vazhdoj sakrificën, timen personale që e bëj me dëshirën më të madhe, nga thellësia e shpirtit, për të vazhduar për t’ju drejtuar në këtë betejë pa kthim, me ju dhe për ju, për të gjithë demokratët dhe për të gjithë shqiptarët deri në fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e përmes tyre, fitoren e Partisë Demokratike si imperativ historik, dhe si nevojshmëri për çdo shqiptar e shqiptare të ndershme”, tha Lulzim Basha.

Tags: Diberdo korigjoj gabimetgara ne PDjustifikon humbjenlulzim bashatirane

TË LIDHURA

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori
Aktualitet

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi mbrapa

11:58 | 12/02/2026
Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …
Aktualitet

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

11:55 | 12/02/2026
Next Post
Iraniani ndërton skulptura mahnitëse me mbetjet metalike të makinave

Iraniani ndërton skulptura mahnitëse me mbetjet metalike të makinave

Fotot më domethënëse të javës së parë të korrikut

Fotot më domethënëse të javës së parë të korrikut

‘‘Fast-foodi’’ ynë kulturor

‘‘Fast-foodi’’ ynë kulturor







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori
Aktualitet

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

by mirseda
12:01 | 12/02/2026
0

Policia e Tiranës ka reaguar pas tentativës për grabitje në një bankë të nivelit të dytë, ku...

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi mbrapa

11:58 | 12/02/2026
Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

Rama ironi me gjyqtarët dhe prokurorët: Sot rasti që të shkojmë të gjithë në paraburgim …

11:55 | 12/02/2026
Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

Grabitet dega e FiBank në Deliorgj, autori qëlloi me armë dhe…

11:39 | 12/02/2026
Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

Deputeti Hoxha i kthehet Muçit: Ore je në terezi apo jo? Ku je këtu që sugjeron përdorim molotovi?

11:32 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com