Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gara farsë që po prodhon Lulzim Basha në PD

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kundërshtarët e tij në parti. Duke mos pranuar zhveshjen nga ofiqet zyrtare, që ‘‘de facto’’ ia hoqi humbja katastrofale në zgjedhje, duke refuzuar një debat të hapur brenda partisë, duke mbyllur veshët përpara kërkesës për më shumë kohë dhe më shumë të drejta për rivalët e vet, ai është vënë papritmas në pozicionin ku qe Edi Rama, pas 20 shkurtit.

Në kohën kur PD-ja nisi aksionin e çadrës, i cili për nga kërkesat, sloganet dhe vlerat që promovonte ishte pa dyshim, diamanti i kurorës së opozitës 4-vjeçare, Rama çuditërisht mbante të njëjtat pozicione si ato të Bashës sot. Ai nuk pranonte të largohej nga zyra, në emër të një gare të ndershme. Ai nuk pranonte të shtynte zgjedhjet, në emër të një konkurrimi të barabartë. Ai nuk pranonte përjashtimin e faktorëve ekstraelektoralë, në emër të një konkurrimi sipas standardeve perëndimore.

Edhe Rama ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshihej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira.

Seç ndodhi më pas e dimë të gjithë. Marrëveshja okulte e natës së 18 majit, iluzioni se pushteti i bandave, i drogës, i mediave të kapura dhe i përfituesve të koncesioneve, mund të ndalohej me disa ministra dhe disa drejtorë rezultoi një katastrofë. Ndryshimi politikës nga ‘‘nuk ka zgjedhje me Ramën’’ në përqafimin e idesë se Rama është i kontrollueshëm, përfundoi si një ëndërr e keqe.

Kryesisht për fajet e veta, por po aq edhe për dinakërinë e kundërshtarit, Lulzim Basha i dhuroi demokratëve rezultatin më të keq në historinë e tyre politike.

Kjo traumë e papritur i ndau demokratët në dy grupe të mëdha. Në njërën anë u renditën ata që besuan tek ‘‘Republika e re’’ dhe vazhdojnë të predikojnë, se Basha duhet amnistuar. Ata janë të bindur se atij i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë. Dhe këtë arsyetim e mbështesin në faktin se humbja ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të naivitetit, për shkak të një besimi të tepruar tek një kundërshtar që doli më hileqar sesa e kishin imagjinuar.

Në gjithë këtë logjikë, vihet gjithnjë në pikëpyetje aftësia politike e Bashës, po asnjëherë, asnjëherë të vetme, parimësia e qëllimeve të tij. Sipas tyre, lideri i ngrirë i PD-së është gjithnjë po i njëjti, i gatshëm të sakrifikojë për zgjedhjet e lira, për mundësi dhe shanse të barabarta në garë, shkurt për ato vlera që ai i përmblodhi në sloganin e ‘‘Republikës së re’’.

Ndërsa në grupimin e dytë radhiten ata që e shohin Bashën si një pazarxhi të vogël. Që vlerat e çadrës qe i gatshëm t’i shiste për disa zyra ministrash dhe disa drejtori fitimprurëse. Sipas tyre marrëveshja me Ramën nuk qe as një llogari e gabuar, as një kalkulim naiv, por një vendim i ndërgjegjshëm i një politikani që përpara se të besojë tek vlerat, beson tek allishverishet.

Fatkeqësisht mënyra se si Basha po sillet me zgjedhjet e brendshme në parti, ku po mohon garën dhe konkurrencën e ndershme, po i jep të drejtë këtyre të dytëve.

I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjesht tek pushteti dhe tek forca.

Në këtë kuptim, 22 korriku po e përdhos imazhin e çadrës më shumë sesa 18 maji. Basha që pamë në bulevard ishte thjesht një rol. Basha i ngrirë në selinë e PD-së është origjinali. (Lapsi.al) 

Tags: ANDI BUSHATIfarsegaralulzim bashaPDRepublika e ReZgjedhjet

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Rritet konsumi i birrës me rreth 2.300 ton në 5 muaj

Rritet konsumi i birrës me rreth 2.300 ton në 5 muaj

Facebook forcon luftën ndaj dezinformimit online

Facebook forcon luftën ndaj dezinformimit online

Tërmeti i Ohrit hap vrimat e vullkanit në Kosel

Tërmeti i Ohrit hap vrimat e vullkanit në Kosel

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s
Bota

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s

by mirseda
15:16 | 29/09/2025
0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë...

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

Deputetja e PS, Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

15:14 | 29/09/2025
SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

SHANSI I DYTË PËR NË UNIVERSITET! Studentët kanë kohë 48 orë afat për konfirmimin e degës

15:10 | 29/09/2025
Opozita braktis sërish seancën plenare

Opozita braktis sërish seancën plenare

15:05 | 29/09/2025
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim autori

14:38 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com