Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gabimi në aktin e martesës e lë pa vizë amerikane/Gjendja Civile: S’kishim bojë dhe printer

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Gabimi në aktin e martesës e lë pa vizë amerikane/Gjendja Civile: S’kishim bojë dhe printer

Denoncimi i radhës në emisionin Stop e çon gazetarin në Devoll. Silviano Gjoza denoncon gabimin e Gjendjes Civile Devoll, prej të cilit ai nuk po bashkohet me gruan e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denoncuesi ka aplikuar 5 herë në Ambasadën Amerikane dhe viza i është refuzuar, sepse i del një gabim në datën e martesës që ka bërë në vitin 2017. Në këtë Gjendje Civile që ka bërë celebrimin, në sistem dalin dy data martese.

“Jemi martuar në datën 31.1.2017 dhe gjatë kësaj kohe kemi pritur për të më dalë dokumentet e Amerikës. Bashkëshortja ime është shtetase amerikane, ka pasaportë amerikane dhe gjatë kësaj periudhe nga 2017 deri në 2022 kemi pritur për të më dalë letrat e Amerikës, që do të thotë 5 vjet. Në ambasadë kam aplikuar 4 herë, sepse të pestën e kam hedhur në gjyq. Më refuzohej çdo vit kërkesa për arsyen sepse thoshte që keni problem në martesë në Gjendjen Civile dhe duhet ta zgjidhni. Çfarë problemi nuk na thoshte dhe del që unë figurokam me dy certifikata dhe me dy data të ndryshme martese. Figuroj më datë 31.1.2017 dhe në datën 1.2.2017”, thotë Silviano Gjoza.

Stop ka gjetur shkakun pse ambasada nuk i jep vizë Silvianos. Në aplikimin e parë vetë konsullja amerikane ka shkuar në Devoll dhe ka pyetur personalisht punonjësit për këtë martesë, në atë kohë njëra nga dëshmitaret në celebrim ka thënë se nuk ka qenë ajo dëshmitare në këtë martesë, ndërkohë që aty del me firmë. Më pas dëshmitarja është kujtuar dhe ka treguar që ka qenë në këtë celebrim por ky veprim vetëm sa ka shtuar dyshimet më shumë tek konsullja.

Gabimi i dytë është që Silviano dhe Ersinda Gjoza figurojne me dy data martese, 31 Janar 2017 dhe 1 Shkurt 2017, gabim ku sipas punonjëses që ka bërë celebrimin, është një gabim nga sistemi jo gabim njerëzor.

Këto dy gabime evidentohen edhe nga vetë punonjësja e Gjendjes Civile të Bilishtit.

Gazetari-Si figuron me dy data martesa, është bërë këtu gabimi apo..?

Punonjësja e Gjendjes Civile-Në sistem, në sistem, ja hajde shikoje.

Gazetari-Po kush e ka hedhur?

Punonjësja e Gjendjes Civile-Në sistem, kur është mbajtur akti martesës, tashi fola dhe me drejtorinë edhe I thashë: “Si është kjo punë?” – I thashë unë dhe ata më thanë që: “shikoje aktin”. Unë tashi atë po kontrollonja, e pash aktin edhe në akt është në 31, është bërë në datën 31 dhe në çertifikatën për jashtë shtetit del tamam data 31, kurse në atë të vendit, domtheënë të brendshme, certifikatën shqip del një ditë më mbas dhe nuk e kam vetëm unë këtë problem, por e ka edhe ky zotëria, është i gjendjes civile të Hoçishtit dhe thotë kam patur dhe unë raste të tilla.

Gazetari- Si e merr sistemi vetë?

Punonjësja e Gjendjes Civile-E merr sistemi.

Gazetari-Po ka ndonjë lloj korrigjimi që bëhet?

Punonjësja e Gjendjes Civile-Tashi fola me drejtorinë edhe më thanë: “Do ta shikojmë ne, do ta rregullojmë ne”.

Gazetari-Do ta rregullojmë, se i ka nxjerrë probleme për këto, sidomos kur janë kështu për ambasada, se ato i vënë re shumë këto gjera.

Punonjësja e Gjendjes Civile-E po prandaj, megjithatë nuk është ky problemi në Amerikë, është problemi kjo që të thashë më përpara, ishte kjo që pse u mbajt në tjetër zyrë dhe nuk është domethënë nuk është e saktë, pse nuk u mbajt në zyrën tënde se ata as nuk e imagjinojnë që ne kemi bojë e nuk kemi printer.

Gazetari-Ideja është që ne ta dokumentojmë këtë, që ta ketë ai si gjurmë se ambasada ta ketë reale çfarë ka ndodhur.

Punonjësja e Gjendjes Civile-Po pra!

Gazetari–Se nuk i konceptojnë ato këto gjëra, jo ka bojë , jo s’ka bojë, jo po zyra tjetër se këto janë tipike..

Punonjësja e Gjendjes Civile-Po që kjo nuk ishte asnjë gjë, se unë për shembull edhe këtu po mos të kem printer, do vete në Hoçisht për shembull, do ta printoj.

Gazetari-Po kur erdhi konsulli, ishe ti këtu që ju mori në pyetje?

Punonjësja e gjendjes civile-Po.

Gazetari-Dhe çfarë tha ajo vajza, nuk ka qënë prezente?

Punonjësja e Gjendjes Civile-I thashë unë, i thashë unë që unë isha, i thashë kshu, më tha: “Ku është bërë ky akt martese?” dhe unë i thashë, se nuk jam këtu, e kisha zyrën andej, tashi kam erdhur meqënëse do bëhen këto online. I thashë: “Unë nuk kisha printer, nuk kisha bojë dhe për momentin shkova, se ai e kishte me shpejtësi, “Do ikim në Greqi”,thashë për të të ndihmuar ty, hajde po vemë në zyrë tjetër, në zyrën këtu, në Bashki, e hapa unë kodin tim, ja bëmë aktin e martesës dhe dëshmitare ishte kjo sekretarja këtu edhe i thirrëm, ne siç i thërrasim dëshmitarët për të firmosur, kur erdhi konsullja,që pyeti edhe unë drejt siç ishte,unë kam 40 vjet edhe I thashë: “kshu,kshu, kshu është puna”, tha: “Po kjo dëshmitarja, thotë që unë nuk kam vënë firmën”, Po kush e ka vënë?-i thashë: Unë e kam vënë?!..Pastaj ajo në moment e përmblodhi, ah-tha: “Po unë nuk e mbaja mend”..Po atyre kaq, edhe kaq.

Gazetari-Aq duheshe.

Dëshmitarja-Kur kam qënë dëshmitare..

Gazetari-Konsullja ka shkruajtur që ti ke thënë që s’ke qenë, e kupton?

Dëshmitarja-Tashi ndoshta ajo e ka keqkuptuar, mund të ketë edhe keqkuptime  në gjuhë, nuk e di domethënë për këtë pjesë nuk flas dot.

Ndërkohë, bashkëshortja e Silviano Gjozës, e cila është shtetase amerikane, përmes një videoje nga SHBA, kërkon zgjidhje për këtë problem që ka ndodhur jo për faj të tyre.

“Unë quhem Arsinda Gjoza,lindur në Bilisht dhe banuese në Amerikë, para 5 viteve unë dhe bashkëshorti im vendosëm të kryenim celebrimin në komunën e rrethit Devoll, por rezultoi që pikërisht atë ditë, zonja e Gjendjes Civile, për shkak të neglizhencës së saj bëri të mundur që kjo martesë të ishte e pavlefshme, sepse për gati 5 vite, unë po e ndjek me gjyq në Amerikë dhe të gjitha gabimet rezultojnë pikërisht tek ajo ditë, ku ajo kreu aktin e martesës, prandaj kërkoj që të gjendet e drejta dhe të bashkohem sa më shpejt me bashkëshortin,sepse tashmë kemi në jetë edhe një vajzë të vogël, e cila ka nevojë për përkujdesje të dy prindërve, është shumë e vështirë në largësi”.

Ndërsa vetë Silviano përlotet dhe thotë se nuk ka qenë prezent as në lindjen e vajzës së tij në Amerikë pikërisht për shkak të këtij gabimi të Gjendjes Civile.

“Unë kam një vajzë të vogël, ajo ka një muaj që ka ardhur në jetë. Kam qenë live duke e parë në telefon lindjen e saj, nuk pata mundësi ta shikoja nga afër edhe thjesht më ngelet t’i kërkoj falje kur të rritetm që s’kam qenë prezent aty por jo për fajin tim. Nëse Ambasada Amerikane funksionon sipas ligjeve të shteteve amerikane, duhet ta shqyrtojë dhe ta shikojë më mirë këtë çështje sepse s’është për fajin tim, është për fajin e dikujt tjetër”, shprehet Silviano. /tvklan.al

Tags: emisioni STOPgjendja civile DevollSHBASilviano Gjoza

TË LIDHURA

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia
Aktualitet

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

09:02 | 05/12/2025
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme
Politikë

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

08:43 | 05/12/2025
Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Next Post
Nuk i’a dinin vlerën duke e mbajtur në kuzhinë, vazoja kineze shitet për 1.8 milionë dollarë

Nuk i'a dinin vlerën duke e mbajtur në kuzhinë, vazoja kineze shitet për 1.8 milionë dollarë

Çështje misterioze e përjetuar në sondën Voyager 1 të NASA-s nga viti 1977

Çështje misterioze e përjetuar në sondën Voyager 1 të NASA-s nga viti 1977

Bullizmi (“viktimat” e rëna në “rrjetat” sociale)

Bullizmi ("viktimat" e rëna në "rrjetat" sociale)







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia
Aktualitet

Parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër për emigrantët nga Azia

by mirseda
09:02 | 05/12/2025
0

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan,...

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

08:43 | 05/12/2025
Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com