Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat tha qe në krye të herës se ndjehet i çliruar nga ballafaqimet politike, ndërsa kërkoi që të zbardhet çdo akuzë për krime lufte. Ai tha publikisht se mund të ketë gabuar në vendimet politike, por për asnjë arsye krime lufte JO!
Aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK-së për më shumë se 100 vrasje në luftën e Kosovës, ka krijuar një situatë teje të tensionuar në vend.
Ai tha se ka punuar për paqe në rajon, e ndërsa mbi 2 dekada ka mbështetur ngritjen e gjykatave. Presidenti deklaroi se kush e akuzon për tendenca mbi gjykatat, është një akt tendecioz. “Padyshijm kemi përgjegjëditë e gabimet tona”, tha më tej ai. Thaçi shtoi se Serbi ecën drejt BE-sdë e ndërsa Kosova nuk gëzon as vizat.
“Sot kush thotë se jam bërë pengesë apo sabotues i kësaj Gjykatë, është ose i painformuar ose tendencioz. Të dashur qytetarë, unë do të isha njeriu më i lumtur nëse do të shihja standarde të njëjta mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe ja ku jemi sot. Serbia negocion për anëtarsime në BE, ndërsa ne nuk i kemi liberalizuar ende vizat. Është fakt dallimi në qasje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kemi gabimet dhe përgjegjësitë tona. Unë i pari dhe bashkë të tjerë. Nuk e kemi ruajtur kohezionin politik. Po asnjë lëshim nuk e justifikon faktin që ballafaqohemi për krime lufte, ndërsa nga ana tjetër pren heshtja.
Ne jemi angazhuar për dialog e paqe me Serbinë. Por nuk e pranoj faktin për mijëra shqiptarë të zhdukur nga makineria vrasëse e Millosheviçit dhe për ta ka heshtje varri. Mos duhet të presim që i kërkojmë falje për vrasjet, për nënat dhe motrat tonë të përdhunuara? Askujt nuk i kërkohet llogari për krimet e luftës në Serbi”.
Kreu i Shtetit të Kosovës, pranoi se mund të ketë bërë gabime, por kurrë krime lufte. “Jemi të gjithë bijë dhe bija të kësaj toke dhe të gjithë e duam të mirën për atdheun tonë Kosovën. Por politika i ka dhe këto. Është e natyrshme që në këtë moment jo të lehtë për mua, më janë kujtuar bashkëluftëtarët e mi. Kam menduar për prindërit e mi, për familjen time dhe djalin tim Endriti.
E kam kuptuar shumë herët se ne luftëtarët e UÇK do të pagonim një çmim të madh njerëzor, familjar dhe politik, ky është çmimi për lirinë e Kosovës. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim për akuza për krime lufte.
Gabime mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha prapa do të bëja të njëjtën gjë”, tha Thaçi.