Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është fotografuar nën shoqërinë e një bjondeje. “Paparacët” e kanë kapur “mat” në një lokal në Kosovë.
Ajo nuk është një person i panjohur, por një personazh me goxha emër. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Adea Pula.
Shumë po aludohet nëse ata janë në një lidhje, por nga të dy palët nuk ka asnjë burim informacioni.
Para se të nxitohemi, duhet të mirëpresim edhe faktin se dy miq të mirë po konsumojnë kohë së bashku.