Ndonëse mund të tregoni një kujdes të shtuar ndaj tualetit, asnjëherë nuk është e tepërt që të ruheni nga bakteret. Ekspertët e shëndetit publik janë të mendimit se tualeti është vendi me përqëndrimin më të lartë të baktereve.
Sipas Philip Tierno, një mikrobiolog në Universitetin e Nju Jorkut thotë se sa herë që shpëlahet tualeti, bakteret spërkaten në ajër dhe “ngjiten” pas çdo objekti deri në 4.5 metra.
Bakteret dhe mikroorganizmat e fekaleve të mbetura në WC mund të kërcejnë në ajër dhe të mbijetojnë në sipërfaqe të ndryshme, madje edhe tek furça e dhëmbëve për katër deri në gjashtë orë.
Ndaj, duhet të jeni më vigjilentë dhe ta pastroni duke vendosur dorashka, dhe mbi të gjitha duke i larguar furçat e dhëmbëve që i mbani afër pasqyrës. Studimet e shumta që janë kryer në këtë drejtim, kanë dëshmuar se një pakujdesi e vetme mund të rrisë rrezikun e infektimit nga këto baktere. Mënyra më e lehtë për të frenuar përhapjen e këtyre mikroorganizmave, është të ulni kapakun e WC kur shtypni sifonin.