Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën ish-portieri i Kombëtares

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Futbolli shqiptar në zi, humb jetën ish-portieri i Kombëtares

Ndahet nga jeta një personalitet i shquar i futbollit shqiptar. Ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Janku lindi në Tiranë më 25 tetor 1941, si dhe ka punuar si gazetar sportiv. Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.

Shkrim i publikuar në qershor 2015 nga Panorama, për profilin e Jankut:

Nga një karrierë ushtarake, tek një tjetër e famshme sportive. Nga një pilot helikopteri mbi Vollga e Don, në një portier i shquar i futbollit shqiptar. Nga Bellova që e zbuloi, prishja me rusët, tek Bekenbauer, golat e Mylerit, Bestit, turneu i Hanoit, Boriçi, Pano, dhe Maliqati… Gjithçka në një tregim të rrallë… Çfarë bën sot Mikel Janku, aviatori, portieri kombëtares, kampion dhe fituesi i kupave me Partizanin, opinionisti, gazetari, vëllai i madh i famljes, të gjithë protagonistë me një klub të vetëm?

Vetëm 17-vjeç, në Bashkimin Sovjetik

Është nxënës i shkëlyqer i vitit të tretë, kur e kanë përzgjdhur të jetë në kursin e aviacionit në Shkollën Skënderbej. Vetëm një herë në qiell nga fusha e aviacionit në Shijak, me “Jak 18”, një avion i shpejtë, prodhim rus i luftës së dytë botërore dhe instruktorin Flamuar Micka. Ndonëse rrotat nuk janë hapur në zbritje e kanë detyruar të qëndrojë 45 minuta në ajër. Ishte viti 1958, muaji korrik dhe kur ende nuk ka bërë 17 vjeç, i ka hipur vaporrit “Bjelloostrov” për në Odesë. I përcjellë nga familjarët, me dëshirën për të shkuar e studiuar për tri vite në shkollën e njohur të fluturimit në Bashkimin Sovjetik, fillimisht në Pugacov, pastaj në Batacjk të Rostovit, ku specializohet si pilot për helikopterë transporti. Fluturime në zonën e Vollgës, në hapësirat mbi Don, hedhje me parashutë, ndërkohë që ushtronte sport e fliste mirë rusisht. Luan me shkollën si portier, por edhe baskteboll, gjimnastikë, ski, patinazh në akull. Ndiqte kampionatin rus, tifoz i “Partizanit” që para nisjes nga Shqipëria dhe i Rostovit e CSKA Moskës. Admironte futbollistin legjendar rus, Viktor Poniedelnik.

MJnaku foto 10003Bellova, ai që i hapi portën

Nuk e kishte menduar të bëhej pilot, ndërsa futbollist po, pasi luante futboll me lagjet, “Mine Peza”-“Rruga Fotuzi”, ku ishin Pano, Halili, Plangaricat, etj. Diçka nga i ati Andrea, futbollist në rininë e tij, kur në Shkollën Skënderbej, Ismet Bellova mësues i fizkulturës ishte ai që gjatë orës së mësimit e stërviste si portier te gropa e kërcimit. Pastaj në ndeshje midis klasave, ndërkaq Bellova do ti hapë kështu një dritare të vogël, për tu bërë e madhe më vonë. Me profesorin, mikun, pedagogun, radiokronistin, gazetarin, do të ruajë miqësinë, madje do të jenë bashkë në një kabinë të radios përballë një mikrofoni, shumë vite më pas.

Mjanku foto OK

Prishja me rusët,mungesa e helikopterit

Kur ishte në vitin e fundit dhe përgatitej për kthim, bashkë me grupet në Shqipëri vinin edhe helikopetrë “MI-4”. Madje ishin paketuar, por kur studentët erdhën në fund të gushtit 1961, helikopterët jo. Sidoqoftë, u sistemua në repartin e helikopterëve në hangaret e aviacionit (sot Pallati i Sportit Asllan Rusi). Të informuar se ky kontigjent ishte përgatitur për bazën ushtarake të Pasha Limanit, kundër nëndetseve. Por duke mos patur fluturime (vetëm një helikopter ishte në gatishëmri), bënin mësime teorike e luanin futboll. Në vitin 1962 zhvillohet Spartakiada Ushtarake në Tiranë dhe kur ajo përfundoi u organizua një takim në stadiumin “Dinamo” midis Partizanit ku luanin Pano, Resmja dhe një seleksionimi të skuadrave të Sparakiadës. Janku vihet në fokus, por, duke qenë pilot ushtarak i aviacionit nuk lejohej aktivizmi me klube dhe propozimit të Besim Fagut, Boriçit e Spahiut, ai i përgjigjet që më parë duhet të bisedojnë me Ministrinë e Mbrojtjes. Kur i thanë se se “për ty djalosh është marrë leje dhe do të fillosh stërvitje me Partizanin”, as komandanti i aviacionit, Edip Ohri, që e kundërshtoi fillimisht, nuk mundi ta ndalojë urdhërin e Ballukut e Dumes. Fillon kështu stërvitja me ekipin e parë, përkrah Maliqatit, Zija Danit, Resmes, Deliallisit, Papadhopullit, Ndinit, Merjes, Shllakut, Jasharit, T. Shehut, Panos, Dingut, Frashërit, etj, ndërkohë që aktivizohet me ekipin e rezervave me trajner Sllave Llambin.  

MJanku foto 70001Debutimi ilidhur me Maliqatin

I datëlindjes 41, i pari i katër vëllezërve Janku, ndonëse joshtatlart, ka qenë një portier tej mase elastik, akrobat, modern për kohën, duke sjellë një filozofi të re në lojën portierëve në dalje të guximshme nga porta në topat ajrorë. Luante me dorën e majtën dhe godiste me këmbën e djathtë në të cilën vendoste një kaviliere të bardhë që e mbante pas një dëmtimi kohë më parë. Kur erdhi tek Partizani gjeti një kolos në portë, Sulejman Maliqatin, me të cilin e lidhin dy janë momentet vendimtare: Në prill të 62-shit për Kupën e 60-të Vjetorit të Çlirimit, në stadiumin “Dinamo”, Maliqati ka bërë edhe nxemjen, por i dëmtuar pak para se të fillojë takimi i thotë Boriçit se ka shqetësime. “Nuk ka problem, zhvishu” – i drejtohet Jankut, që shënon debutimin e tij me Partizanin. Në shtator të 62-shit, ndërsa Maliqati aktivizohet luan në Suedi ndaj Norceping, në ndeshjen e kthimit është i dëmtuar. Ndërsa skuadra është e grumbulluar, kur trajneri Spahiu i thotë Jankut të përgatitet dhe në Partizani-Norceping 1-1 (gol Kindrall 9’ dhe Kraja 50’), në portë është ai. “Si ëndërr e shoh ende dhe jo sikur ta kem luajtur atë ndeshje”, – thotë Janku. Pa përvojë në futbollin e madh shqiptar, me aktivizime sporadike e pa asnjë ndeshje të plotë, ka qenë vetëm 21 vjeç kur ka debutuar në Kupën e Kampioneve. Pastaj në kampionat, kundër Spartakut dhe Këlnit dhe kur në shtatorin e 1964 legjenda Maliqati largohet përfundimisht nga Partizani, porta e klubit të famshëm do të ketë një tjetër protagonist: Mikel Jankun.

Janku Tr KineKur Besti imitonte Beatles-at

Kanë qenë në avion bashkë më Fatmir Frëshërin duke udhëtuar drejt Belfastit, kur në një revistë kanë parë një foto me flokë të shkurtëra të Xhorxh Bestit. Ndërsa kanë dalë në nxemje, e kanë njohur, por ai ishte me flokë të gjata. Frashëri që komunikonte anglisht, bashkë me Jankun i janë afruar dhe e pyesin: “Pse me flokë të gjata, dukeni më simpatik me të shkurtëra”- i thonë. “Imitoj Beatles-at”- ishte përgjigja. Dhe realisht, Xhorxh Best njihet si i pari fubollist në botë, që imitoi Beatles për nga flokët, mënyrën e jetës, veshjes, etj. Nga Belfasti Janku ruan edhe një detaj: Duke u futur në fushë për të filluar lojën, Xhenings, portieri irlandez e shihte nga lart poshtë pa ja hequr sytë. Vetëm pas ndeshjes në banket ai i ka thënë: “Ti bën një heroizëm të madh që luan si portier”. Nga Belfasti kujton edhe një palë doreza që ja bleu Alfred Kazanxhi, kryetari i FSHF-së para ndeshjes, pasi ishte lagështirë. Kushtonin vetëm 7 dollarë…

NJanku foto 30005Bekenbauer dhe golat e Mylerit 

Në Dortmund ka disa kujtime: Ishte prill i vitit 1967, luhet e para përballje historike sportive RF Gjermane-Shqipëri. Takimi mbyllet 6-0 për vendasit, nënkapionë bote ku luajnë nga Tillkosvki, Overat tek Bekenbauer, dhe golat realizohen nga Gerd Myler (4) e Lohr 2. Janë vitet kur portieri nuk zëvendësohet gjatë ndeshjes, vetëm në rastet kur është i dëmtuar rëndë dhe Janku ka qenë i detyruar të qëndrojë në portë deri në 90-tën. Nga ai takim kujton se ka patur rastin të njihet me portierin Tillkovskin, njeriun e ndeshjes finale të botërorit Angli 66: “Janë të paharruar lotët dhe dëshpërimi i tij pas atij goli fantazëm të Hurst. “Kishim një natyrë dhe ngjashmëri në lojë”, – tregon Janku. Pastaj katër golat e shënuar nga një legjendë, si Gerd Myler. I kujton të gjitha, si pjesë pjesë të veçanta të asaj sfide. Dhe e fundit: Në të vetmen ndeshje që ka qenë kapiten i ekipit, me Bekenbuerin kanë shkëmbyer flamurët para fillimit të lojës. E para dhe e fundit, pasi në Tiranë, në takimin e kthimit, as Janku as Bekenbauer, as Tillkovki e as Myler nuk ishin në fushë. I pari rezervë, ndërsa gjermanët e njohur nuk erdhën.

 

Me kombëtaren, protagonist

Portier i kombëtares është e kufizuar vetëm në tre vite: 1964-1967, duke luajtur 9 takime zyrtare të FIFA-s e UEFA-s. Ka debutuar në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi. Pastaj, në sfidën e kthimit me “portokallinjtë”, dy herë me Zvicrën, kundër të cilës kujton penalltinë inekzistente që dha arbitri, pas një devijim i topit për korne. Ndërsa futbollistët e kujtuan për goditje këndi, vërshëllima e tij urdhëronte për 11-të metërsh. Por edhe Irlandën e Veriut, në veçanti është titullar në “Qemal Stafa” në atë 90-të minutësh histori pas barazimit 1-1. Në prill të 1967, në Dortmund, RF Gjermane-Shqipëri 6-0, për të vijuar në Tiranë, më 14 maj Shqipëri-Jugosllavi 0-2 dhe kjo është edhe ndeshja e fundit e Jankut në portën e kombëtares, pasi në Jugosllavi-Shqipëri 4-0, me 12 nëndor në portë do të jetë Jani Rama. Për sfidën e 17 dhjetorit të 67-tës ndaj RFGJ-së, Boriçi do të zbulojë Koço Dinellën, ndërsa Janku do të jetë rezerva e tij.

MJnaku foto60001Nga Norcepingu në Torino

E ka filluar me klube debutimin në Europë. Fillimisht në Suedi ndaj Norcepingut, si rezervë, pastaj me Spartakun, për të vazhduar në Gjermani kundër Këlnit. Këtu kujton Overatin, që shënoi golin e dytë në fund të ndeshjes si dhe Shefer, kampionin e botës 1954. Pastaj në Skoci me 17 Nëntorin, viti 1965, ishin lojtarët tiranas që ja kërkuan trajnerit Alla si përforcim. Janku luajti në të dyja takimet, vetëm një gol i pësuar kur kishin mbetur pak minuta dhe mendohej Parisi si vendi asnjanës, për takimin e tretë. Dhe e fundit me FC Torinon në Kupën e Kupave në shtator të 68-tës. Si e para sfidë me një klub të futbollit italian, të Rivës, Riverës e Macolës, të sapo shpallur kampionë Europe. Në skuadër janë trajnerin Fabri, Vieri, Puia, Agropi, francezi Komben dhe Mondoniko, autori i golit të tretë. Kujton rastin e humbur të Panos në “Qemal Stafa” kur topi u devijua nga një plis në fushë. Kujton fundin e ndeshjes në Torino, kur drejtuesit e Partizanit urdhëruan skuadrën të mos dilte nga fusha. Ishte një keqinterpretim i rezultatit pasi ishte viti i parë i golit të dyfishtë në transfertë dhe menduan se pas 1-0 e 1-3, duhet të luhej koha shtesë.

Banketi që çmendi gjermanët

Banketi pas ndeshjes më Këlnin (0-0) nuk u shtrua në Hotel Dajti, por në sallën e madhe të SHQUP-it në Rrugën e Kavajës sot. U ftuan edhe gazetarët gjermanë, hera e parë që nuk u respektua protokolli, pasi u ftuan edhe gazetarët gjermanë. Këngë dhe aheng deri pas mesnate me këngëtarët e njohur A. Mula, M. Xhemali. Futbollistë gjermanë e shqiptarë që vallzonin në grup me qeleshet në kokë, dhuratë e klubit. Në Këln Partizanin e priti kryebashkiaku, duke i falenderuar u dhuroi nga një kuti, brenda të cilës ishte një shishe me parfum, e prodhuar pikërisht në “Shtëpinë e Kolonjës”, me qëndër në Këln e njohur dhe me famë botërore.

MJnaku foto 10004Boriçi, i pari dhe i fundit

Loro Boriçi ka qenë trajneri që i hapi dhe i “mbylli” karrierën e cila përmblidhet në 7 vite intensive, nga 1962 deri në 1969 si portier i Partizanit dhe i Kombëtares. Boriçi ishte ai që e mori duke e aktivizuar, por edhe ai prej të cilit u largua nga futbolli, kur ishte 28-vjeç. Tek Partizanit kishte ardhur Bashkim Muhedini, një portier i gjatë, elegant, të cilin Boriçi e pëlqente duke e integruar te Partizani dhe në skuadrën kombëtare. Edhe Muhedini vinte nga Shkolla Skënderbej, edhe ai jo me profil portieri: Një basktebollist i lindur, por me cilësitë e një portieri. Birçe e pat nuhatur duke i devijuar karrierën. Janku qëndron disa kohë si rezerva e Muhedinit dhe në qershorin e 69-ës, kur skuadra grumbullohet për të filluar sezonin, nuk e ka emrin në listë. Duke u kthyer në shtëpi ka kuptuar se për të, të dyja portat tashmë janë mbyllur: Ajo e Partizanit, e Kombëtares dhe fund karriere… I propozuan të luajë futboll në Vlorë me Flamurtarin duke qenë edhe pedagog në Shkollën e Aviacionit, e vetmja në atë kohë pikërisht në atë qytet, por nuk pranoi. I vjen urdhëri se “duhet të fluturosh”, por ishte e pamundur pasi koha e kishte lënë mbrapa me teknikën e fluturimit. U rikthye në klub, si zv.shef, njëherësh trajner me Kolec Krajën.

MJnaku foto 10003Një familje e gjitha me Partizanin

Mund të jetë rasti i vetëm ky, kur katër vëllezër kanë luajtur me një klub të vetëm, si Mikel, Virgjil, Agim dhe Vladimir Janku, të gjithë me Partizanin. Mikel Janku dhjetë vjet, absolut i dyfishtë i portës së klubit e kombëtares; pastaj Virgjili si portier, sulmues, vazhdoi në Lezhë me “Fitoren”, madje në Kupën e Republikës, në vitin 1964 në takimin Partizani-Fitore kanë qenë të dy në fushë. Për të vijuar me Agim Jankun, një ndër sulmuesit dhe talentet më të mëdha e të spikatur të futbollit shqiptar në vitet 70-80 edhe ky një emër i shquar i klubit, ekipeve kombëtare. Dhe i fundit Vladimir Janku, sulmues krahu, titullar me të rinjtë dhe skuadrën e parë, si dhe të kombëtaren U-21. Të gjithë të diplomuar. Me Agim Jankun ka edhe një episod historik… Qershor 1968: në stadiumin “Dinamo” luhet Partizani-Dinamo dhe Janku ka pësuar gol. Ndërsa loja ende nuk ka filluar, Agimi i afrohet dhe i thotë në vesh: “Mos u mërzit”. Ka marrë topin nga qëndra ka dribluar, një, dy kundërshtarë dhe ka barazuar. Por, edhe në Torino bashkë kanë qenë, ndonëse Janku i madh në fushë, Gimi i vogël në stol.

Ndeshja që nuk harrohet

Është ajo e tetorit të 65-ës, në “Qemal Stafa”, Partizani-17 Nëndori 1-0. Për shumë arsye, por më kryesorja ai ka qenë protagonist absolut e sfidës. Ka pritur çdo gjuajtje, çdo tentativë për gol të kundërshtarëve, që është ilustruar më pas në gazetën “Sporti” me një karikaturë sportive të Bujar Kapexhiut: një portier gjigant që ka mbuluar një portë të vogël. Por ajo ndeshje kujtohet edhe si takimi që u shemb stadiumi, goli i Qojles dhe kur tifozët e entuziazmuar pas ndeshjes e kanë mbajtur në krah deri në shtëpinë e tij, pranë stadiumit “Dinamo”. Dhe banketi në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë një festë me gra e të fejuara.

Padrejtësia e një dënimi

Kështu e përmbledh atë çfarë ndodhi pas ndeshjes Partziani-17 Nëntori, kur skuadrat u përjashtuan nga vazhdimi i kampionatit të 67-tës. Ka qenë një ndër protagonistët e takimit të “një 90 minutëshi të tensinuar në fushë, por gjithçka e përfunduar  normalisht. Një grindje në korridore që më shumë bëri bujë se realisht ishte. Pastaj një vendim absurd”, thotë Janku. Edhe sot e kujton atë ndeshje, ndjen keqardhje dhe e konsideron një moment të errët për futbollin, spostistët, tifozët, për vetë historinë.

Në Urale, kur u vra Kenedi

Turneu i Hanoit me klubet ushtarake të vendeve demokartike lindore (përfshirë edhe Kinën e Korenë e Veriut) është një pjesë e rëndësishme e karrierës së Jankut. I nisur nga Tirana me linjën ajrore Tiranë-Moskë-Pekin turneu ka filluar me 20 nëntor të 1963. Ai moment është e lidhur me një ngjarje historike: ndërsa është bërë një ndalesë  në Irkutsk, në Urale, në televizionin e aeroportit jepet lajmi se është vrarë presidenti amerikan Xhon Kenedi. Pastaj dhjetë ditë përgatitje në Nianin, ku u festua edhe 28 e 29 nëntori. E aktivizuan si rezervë në një ndeshje miqësore, çka e bënë të dyshojë. Por në Hanoi do të ishte në formacion në të gjitha sfidat.

Me CSKA-në pas prishjes

Pesë kanë qenë takimet zyrtare të turneut: Fitoret në grup ndaj CDNA të Sofjes 2-1, Honved Budapest 4-0, ajo e jashtëzakonshme 3-1 ndaj Forverst të Berlinit në çerekfinale. Përsëri me Honved 1-0 në gjysëm finale dhe në finale do të luajnë Partizani-CSKA e Moskës. Nga frika për ndonjë parregullsi në ndeshje, si pasojë e marrëdhenieve jo të mira Shqipëri-Bashkimi Sovjetik, por me qëllimin për të zbutur situatën, skuadrat u vendosën në një hotel dhe një ditë para takimit u thirrën nga Ministri i Mbrojtjes së Vietnamit. Ndeshja u luajt në Hanoi pa probleme. 0-0, pastaj  2-0 për sovjetikët që shënojnë në shtesë. Kjo mbetet para dhe e fundit përballje sportive me klubet ruse, pas prishjes me to. Disa ditë qëndrimi në Vietnam, kthimi në Shangai, ku festohet edhe viti i ri, si dhe telegramet e urimit që vinin pambarimisht nga Shqipëria e që lexoheshin para çdo takimi miqësor. Pastaj udhëtimi njëjavor Pekin-Moskë, me tren nga Siberia dhe me 20 janar të 64-tës, avioni presidencial i linjës Budapest-Tiranë, uli rrotat në aeroportin e Rinasit.

Cilët kanë qenë protagonistët “vietnamezë”?

Kërkon ti kujtojë, ata që kanë qenë në Vietnam, në atë turne të paharruar: Besim Fagu, kryetar delegacioni; Vasil Naço komisar grupi i MB; Dionis Miho shoqërues; pastaj trajnerët Boriçi e Spahiu dhe mjeku M.Karanxha. Skuadra: Maliqati, Janku, Deliallisi, Papdhopulli, Shllaku, Frashëri F. Ndini, O. Mema, T. Shehu, Jashari, Bukoviku, Zaho, Bytyci, Resmja, F. Andoni dhe I. Dingu flamurmbajtës. Duke qenë se Resmja u sëmur nuk luajti asnjë takim, kapiten u vendos Papadhopulli. I dëmtuar në Plovdiv, një muaj më parë, për në Vietnam nuk udhëtoi as Kolec Kraja.

Pse Jorgaqi nuk qëndroi me Partiznain

Pse Jorgaqi nuk qëndroi me Partizanin

Eshtë një moment i rëndësishëm për historinë e klubit dhe karrierën e mbrojtësit të njohur Frederik Jorgaqi (nuk jeton). Kryente shërbimin ushtarak te Partizani, kur klubi u nis për në Hanoi, por nuk e mori. Pa asnjë motiv, ndonëse Besim Fagu kishte këmbëngulur për ta marrë, pasi Jorgaqi ishte në projektet e Partizanit, për të qëndruar aty edhe pas përfundimit të ushtrisë. Në fund të dhjetorit, kur Jorgaqi ka përfunduar shërbimin ushtarak dhe Partiznai ndodhte në Hanoi, ai është kthyer në Elbasan. I fyer nga mos marrja në Hanoi, ai nuk ka qëndruar në klub. Ky është edhe motivi pse Jorgaqi, mbrojtësi i famshëm i kombëtares, nuk luajti me Partizanin në vitet që vijuan. 

Miqësia me Panon dhe golat e Hanoit

Ndër të paktët që e ka parë legjendën në ndeshje jashtë shtetit, madje në kulmin e formës së tij. Ish-nxënës të 10 Korrikut, pastaj bashkë te Partizani e në Kombëtare, Janku ruan nga Pano shumë kujtime, por ndër to veçon një të rrallë: Tre golat në Hanoi që Pano realizoi kundër Forverstit, kanë qenë të jashtëzakonshëm. “Sa keq që nuk ka asnjë pjesë filmike”, -thotë. Kanë qëndruar bashkë me orë të gjata pas stërvitjes pastaj në dhomë e hotele, një miqësi që vazhdoi edhe më vonë. Edhe tani që Pano nuk jeton, takohet me familjarët.

Opinionist dhe gazetar sportiv

E ka filluar rastësisht, por mikrofoni, gazeta do të jenë një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tij. Zbulues ka qenë Ahmet Shqarri, që e merr si komentues në disa ndeshje në televizon me Lirim Zallën. Gazetari i njohur, krijuesi i të famshmes “Nga njëra ndeshje tek tjetra” do ta aktivizojë në vitet 80-të pranë mikrofonit të “Radio Tiranës” duke qenë për një dekadë ndër opinionistët kryesorë në krah të Bellovës e Radës në ndeshjet e kampionateve kombëtare. Pastaj me Fatmir Mnerin dhe kryeredaktorin Andi Bushati ideojnë, e nxjerrin të parën gazetë sportive post 90-të, kur në vitin 1995 del “Sport Ekspres”. Një tjetër epokë kjo me të përditshmen sportive, duke qenë fitues i të parit çmim “Anton Mazreku” që jepet për gazetarë sportivë.

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Next Post
Shifrat/ Shqipëria po plaket, por ja sa fëmijë shqiptarë kanë lindur në Itali

Shifrat/ Shqipëria po plaket, por ja sa fëmijë shqiptarë kanë lindur në Itali

E dini pse hidhet kripë kur bora bllokon rrugët?

E dini pse hidhet kripë kur bora bllokon rrugët?

VIDEO/ Dalin pamjet, si u grabit qendra tregtare në Tiranë

VIDEO/ Dalin pamjet, si u grabit qendra tregtare në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com