Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Fundosi” Shqipërinë dhe Maqedoninë, Macron bën lëvizjen surprizë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fundosi” Shqipërinë dhe Maqedoninë, Macron bën lëvizjen surprizë

Pavarësisht mbështetjeve të dhëna nga pjesa dërrmuese e vendeve të BE, mjaftoi vetëm një shtet që të vendoste ‘veton’ dhe ëndrra për hapjen e negociatave mbeti përgjysmë. Presidenti francez Emmanuel Macron, e bëri të qartë se ishte kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, BE ka probleme të brendshme, dhe për momentin nevojitet një reformim i procedurës së zgjerimit, pastaj të flitet për hapjen e negociatave për këto dy vende.

Macron, në një intervistë për “The Economist”, tregon se si do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të kapin hapin e shteteve të tjera evropiane. Sipas tij, nëse Shkupi dhe Tirana bëjmë reforma në muajt e ardhshëm, ai është i gatshëm që të hap negociatat. Ndër të tjera, Macron ka thënë se zgjidhja e vetme mbetet investimi. “Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë. Tu themi kompanive tona që të investojnë në masë atje. Të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim. Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde”.

Në intervistën për “The Economist”, ai tha se nëse nuk i hapet dera Shqipërisë për në BE, kjo do të shkaktojë një traumë të tmerrshme në rajon. “Nëse poshtëroni Shqipërinë, do të destabilizoni rajonin në mënyrë të vazhdueshme”. Presidenti francez deklaroi se shumica e vendeve ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë.

Macron shton më tej se ky ishte një gabim fatal, dhe poshtërimi i Shqipërisë çon në destabilizim të rajonit në mënyrë të vazhdueshme. Ai akuzoi vendet e tjera anëtare të BE-së, se po fshihen pas vetos franceze.

“Pyetini këto vende nëse duan të hapin negociatat me Shqipërinë. Gjysma do t’ju thonë jo. Ata duan të nisin bisedimet vetëm me Maqedoninë e Veriut. Shumica e shteteve anëtare ishin në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë Veriore, por pothuajse gjysma ishin kundër negociatave me Shqipërinë”, tha Macron në intervistë.

Por shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, sipas tij, do të ishte një gabim fatal. “Realiteti është që nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë, krijon një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo në rajon. Nëse poshtërojmë Shqipërinë, do të destabilizojmë rajonin përgjithmonë”, ka deklaruar presidenti francez.

Në intervistën për revistën britanike, Macron thotë se ai do të japë dritën jeshile për negociatat me të dy vendet, vetëm nëse bëhen reforma në muajt e ardhshëm. Dhe Shkupi dhe Tirana përfundojnë disa reforma të mëtejshme.

“Prandaj, besoj se së pari, ne duhet të reformojmë procedurat e anëtarësimit, ato nuk janë më adekuate. Ato nuk janë strategjike. Ata nuk janë as politike, janë tepër burokratë dhe nuk të lejojnë të bësh hapa pas nëse një vend ndalon reformat.

Së dyti, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia apo Shqipëria, por Bosnja Hercegovina. Ajo është një ‘bombë kohore’ që godet kufirin me Kroacinë”, thotë Macron.

“Së treti, reformat përpara se të hapen negociatat. Nëse Shkupi dhe Tirana bëjmë reforma në muajt e ardhshëm, unë jam i gatshëm të hap negociatat. Nëse këto dy vende bëjnë përpjekje shtesë”, i tha presidenti francez “The Economist”.

Shqipëria në BE pas 15 vitesh?

Ai tha se sipas llogarive të vendve të tjera anëtare, Shqipërisë do t’i duhen edhe 15 vite të hyjë në BE. “Unë u përpoqa të jem konsistent, u thashë liderëve të tjerë ‘kemi një problem’. Ne nuk dimë si të veprojmë me 27 anëtarë, a mendoni se do të jemi më mirë me 30 ose 32?

Dhe ata më thanë ‘nëse ne hapim negociatat, Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i duhen 15 vite të bëhet anëtare. Kjo nuk është e vërtetë as për qytetarët tanë, as për ato vende.

Unë u thashë atyre të shikojnë se çfarë ndodhi me bashkimin bankar. Pas krizës së vitit 2008, na u deshën 20 vjet për të reformuar.

Pra, edhe nëse hapim negociatat tani, ne nuk do të kemi sukses në reformimin e Unionit nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtën shpejtësi”, tha Macron.

Sipas presidentit francez, zgjidhja është investimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. “Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë. T’u themi kompanive tona që të investojnë në masë atje, të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim.

Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde”, thotë Macron.

 

 

Tags: MacronMaqedoniashqiperia

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të biletës për dy linjat urbane të Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet
Aktualitet

Rritja e çmimit të biletës për dy linjat urbane të Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

16:45 | 23/12/2025
Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili del nga Prokuroria
Aktualitet

Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili del nga Prokuroria

16:35 | 23/12/2025
Gent Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive
Kryesore

Gent Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

16:22 | 23/12/2025
Next Post
Kosovë/ Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve

Kosovë/ Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve

Arrestimi i Rrajës, kush është modelja e njohur që u pyet në polici (FOTO)

Arrestimi i Rrajës, kush është modelja e njohur që u pyet në polici (FOTO)

Erdogan kërcënon sërish: Do lejoj emigrantët të hyjnë në Evropë

Erdogan kërcënon sërish: Do lejoj emigrantët të hyjnë në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinjin
Bota

Japonia kërkon të pajiset me armë bërthamore? Kina paralajmëron vendin fqinjin

by mirseda
16:46 | 23/12/2025
0

Kina i ka lëshuar një paralajmërim Japonisë pasi një zyrtar i lartë thuhet se sugjeroi që vendi...

Rritja e çmimit të biletës për dy linjat urbane të Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

Rritja e çmimit të biletës për dy linjat urbane të Kamzës, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

16:45 | 23/12/2025
Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili del nga Prokuroria

Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili del nga Prokuroria

16:35 | 23/12/2025
Gent Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

Gent Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

16:22 | 23/12/2025
Sërish protestë për banesat në Durrës, preken nga projekti TID në qendrën historike të qytetit

Sërish protestë për banesat në Durrës, preken nga projekti TID në qendrën historike të qytetit

15:55 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com