Një ditë pas aksionit të madh me sekuestrimin e 1 ton kokaine në Spanjë dhe sekuestrimin e 1.5 mln eurove, kanë dalë në dritë detaje të reja lidhur më këtë çështje, gjithashtu që janë bërë të ditura dhe emrat e dy shqiptarëve që edhe udhëhiqnin operacionet .
Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptaret cilësuar si kapo të rëndësishëm të bandës së trafikut të kokainës janë Julian Deblini (i lindur në Shqipëri) dhe Dritan Gradica (me kombësi shqiptare).
Te arrestuarit e tjera jane Rubén Paz Ciprian Muñoz (spanjoll) dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.
Kjo organizatë, sipas informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët futnin sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve charter dhe transportoheshin në “valixhe të zeza me kapacitet të madh” që simulonin një shërbim të specializuar transporti.
Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, ndërkohe që theksohet se anëtarët e bandës kishin role te përcaktuara qarte qe nga fillimi i punës.