Dyqani Rogers Tirana, për të tretin vit me radhë i është bashkuar nismës për ti qëndruar pranë familjeve në nevojë, me veshje të ngrohta. Tashmë që jemi në periudhën e dimrit e ku temperaturat kanë zbritur nën zero, këto dhurata do të ishin ideale për çdo familje.
Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, së bashku me stafin kanë marrë këto dhurata mjaft të bukura, dhe kanë nisur shpërndarjen në disa prej fshatrave të Tiranës, duke u’a bërë këto ditë edhe më speciale familjeve në nevojë.
“U bë viti i tretë që dyqani Rogers Tirana, organizon këtë nismë sociale në ndihmë të familjeve në nevojë.
Me shumë dëshirë i vizitova nga afër dhe sasinë e rrobave që janë dhuruar nisëm ti shpërndajmë në zona të vështira. Jo të gjithë kanë mundësi të blejnë veshje, prandaj kushdo që ka veshje mundet ti dhurojë përmes Fundjavë Ndryshe.
Faleminderit Rogers Tirana që pa shumë zhurmë, organizoni këtë aktivitet kaq të bukur”.