Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Fundjavë Ndryshe” bën me shtëpi tri familje në një muaj (FOTO+VIDEO)

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Fundjavë Ndryshe” bën me shtëpi tri familje në një muaj (FOTO+VIDEO)

“Fundjavë Ndryshe” ka mundur të bëjë me shtëpi në gati një muaj tri familje në nevojë. Familja Biçaku, Zef Tuçi, dhe ajo e Çemerit tashmë do të kenë mbi kokë një çati.

Pasi ka konstatuar rastet e këtyre familjeve në nevojë, “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me bamirësit e kësaj nisme kanë nisur punën për t’u krijuar mjedisin më themelor për ta, atë të ndërtimit të një shtëpie.   

Familja Çemeri

Një nga rastet më ekstreme ku “Fundjavë Ndryshe” ndërhyri në mënyrë urgjente ishte ajo e pak ditëve më parë në familjen e Zylfie Çemeri, e cila jetonte në kushte tejet primitive në Krutje të Lushnjës.

Pas transmetimit të kronikës në Top Channel, “Fundjavë Ndryshe” ndërhyri për të bërë të mundur nxjerrjen e kësaj familjeje prej kushteve të tmerrshme të jetesës, ku banesa më shumë i ngjante një guve shkëmbi sesa një shtëpie apo vendstrehimi nga temperaturat e ulëta.

Familja Çemeri veç varfërisë, vuajtjes së saj i shtoheshin edhe dy vajzat e sëmura.Dy djemtë që jetonin dikur së bashku me to janë larguar. Njëri i shtruar në spital psikiatrik dhe tjetri nuk dihet se ku.“Fundjavë Ndryshe” së bashku me vullnetarët e saj reagoi duke ndihmuar fillimisht këtë familje me ushqime. “Fundjavë Ndryshe”  e zhvendosi këtë familje në një ambient tjetër më të përshtatshëm, duke nisur paralelisht edhe ndërtimin e shtëpisë së tyre.

Zef Tuçi

Zef Tuçi është një nga rastet më domethënëse në evidentimin dhe ndihmën e dhënë nga “Fundjavë Ndryshe” ndaj familjeve në nevojë.Përveç varfërisë Tuçi, vuante edhe nga kanceri. Rasti i Zef Tuçit u bë publik nga emisioni investigativ “Stop”.

Si fillim “Fundjavë Ndryshe” së bashku me emisionin investigativ “Stop” i erdhën në ndihmë kësaj familjeje me ushqime dhe orendi shtëpiake, si dhe një shume parash. Ndërsa “Fundjavë Ndryshe” ndërhyri menjëherë duke e zhvendosur nga banesa e tij e rrënuar në Rrëshen dhe duke dërguar për t’u kuruar në Spitalin Amerikan, ndërsa ka filluar puna për ndërtimin e shtëpisë.

Vetë i pesti në familje, Zef Tuçi jetonte mes skamjes e sëmundjes, me vetëm 140 mijë lekë të vjetra në muaj. Ndërsa tani do të mund të gëzojë banesën e ndërtuar nga “Fundjavë Ndryshe”.

Familja Biçaku

Në muajin nëntor të vitit të kaluar “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me emisionin “Opinion”, evidentoi në Thanasaj të Lushnjës një familje prej 7 anëtarësh e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ndërsa vetë kryefamiljari Dritan Biçaku ishte i papunë për shkak të sëmundjes së tij. Pasi konstatoi një gjendje të tillë, “Fundjavë Ndryshe” arriti t’u ndërtonte banesën e pritur prej kohësh.

Në të tria rastet e përmendura më lart, “Fundjavë Ndryshe” ka arritur t’u sigurojë pjesën më bazike të tyre, atë të ndërtimit të shtëpive, duke mundur t’i kryejë në një muaj. Ndërsa vijon në trajtimin e rasteve të tjera të familjeve të evidentuara në kushte të vështira dhe ekstreme ekonomike.

Tags: bënfamiljefundjave ndryshemuajshtepitri

TË LIDHURA

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit
Aktualitet

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

14:21 | 09/02/2026
Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
Next Post
Artan Fuga për vdekjen e Rushen Golemit: Qani sepse akoma se dini çfarë humbët

Artan Fuga për vdekjen e Rushen Golemit: Qani sepse akoma se dini çfarë humbët

Kokaina në Durrës/Pse pronari i kompanisë ia mbathi 3 javë më parë nga Shqipëria?!

Kokaina në Durrës/Pse pronari i kompanisë ia mbathi 3 javë më parë nga Shqipëria?!

Profesioni përcakton jetëgjatësinë e martesës

Profesioni përcakton jetëgjatësinë e martesës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit
Aktualitet

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

by mirseda
14:21 | 09/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot, 9 shkurt, në Kryesinë e Kuvendit,...

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com