Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Fundi i tmerrshëm i avokates së parë shqiptare

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fundi i tmerrshëm i avokates së parë shqiptare

Erifili Bezhani ishte avokatja e parë shqiptare e cila ishte shumë e njohur dhe e aftë në profesionin e saj, por në kohën e komunizmit ajo nuk mundi ta zhvillojë veprimatrinë e saj duke u kundërshtuar ashpër, dhe përfundoi në një pastruese.

Erifili Bezhani qe avokatja e parë shqiptare që ushtroi profesionin e vet në Marsejë të Francës. Portreti i Erifili Bezhanit, si vajza e tezes së tim eti, në vitet e fëmijërisë sime të hershme është një imazh i përftuar ashtu vjedhurazi prej bisedave të kujdesshme të të mëdhenjve dhe ishte thuajse i pakapshëm.

Prej vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion të cilit ajo i kishte kushtuar vite studimesh, si dhe përvojën 2 vjeçare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që Erifili Bezhanit i dha shteti demokratik i Francës ia mohoi në vendlindje regjimi komunist shqiptar. Përpjekjet për t’u rifutur në Drejtësi, Erifili Bezhani nuk i reshti deri në fund të jetës së vet. Në familjen Bezhani ruhet edhe një letër e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik i vjetër i familjes, ku ajo i kërkon marrjen e triskave të Frontit për vete, mëmën dhe motrën si dhe rifutjen në punë si avokate.

Falë aftësive intelektuale të lindura dhe të kultivuara me finesë, falë forcës së brendshme të veçantë, ajo arrinte të bënte mbrojtje të pakundërshtueshme. Brenda një viti në punë, ajo u bë nga klientët një ndër avokatet më të kërkuara të Kolegjit të Avokatëve të Tiranës. Në atë kohë u shfaqën hapur xhelozitë profesionale te pjesa më maskiliste e kolegëve burra, që nuk mund ta konkurronin as profesionalisht!”. Punoi vetëm një vit si avokate, pasi e përjashtojnë nga puna me motivacionin “e padenjë dhe e pazonja!”.

Mban datën 13 tetor 1953, Promemorja, që e para avokate femër, tepër e fyer, por edhe me krenari të veçantë, i drejtohet Këshillit Mbikëqyrës të Avokatisë, ku me argumente, logjikë të hekurt, kundërshton vendimin për përjashtimin nga puna, duke kërkuar të dëgjohet mbrojtja e saj: “Unë nuk jam e paaftë! Aftësia dhe zotësia ime provohet prej sukseseve që kam pasur unë në punë, suksese morale dhe materiale. Kurrë nuk më është tërhequr vërejtja për punën time, për studimin e dosjeve, për përgatitjen e mbrojtjes, paraqitjen e provave…

Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Pas burgimit të saj, familjen e Erifilit, nënën dhe motrën, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin në një vilë dhe i çuan në bodrumet plot lagështirë të një shtëpie të vjetër në lagjen “1 Maj”, rruga “4 Dëshmorët”, Nr.36, në një dhomë të vetme, ku me komshinjtë e tjerë përdornin të njëjtin korridor si vend për gatim dhe një çezme të vetme. Njëri prej tyre, Sh.Z., polic injorant, por që për militantizëm komunist dinte të bënte shumë mirë luftën e klasave, i shqetësonte vazhdimisht, derisa në mes të vitit 1958 nuk i lejoi më të përdornin as çezmën, as vendin e gatimit.

E ndier e privuar deri në poshtërim, Erifili Bezhani, pas shumë ankesash zyrtare në organet e pushtetit lokal që ranë në vesh të shurdhët, nuk mundi ta përballojë atë dhe e hodhi në gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxheshë nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë.

Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencë dhe në operim e sipër vdes. Ishte data 15 shkurt e vitit 1959, kur mbylli sytë në sallën e operacionit në spitalin e Tiranës. Askush s’e mori vesh se si i erdhi kjo vdekje kaq e shpejtë.

Erifili Bezhani ishte vetëm 49 vjeçe. Edhe pse avokate e diplomuar për Drejtësi në Francë, jeta në vendlindje i rezervoi një fat tragjik, si rrallë femrave të shkolluara jashtë vendit. Përveçse kontributit si intelektuale në vendosjen e demokracisë pluraliste perëndimore në Shqipëri, apo dënimit politik dhe burgimit si shumë të tjerë, Erifili Bezhani vlen të kujtohet dhe njihet si shembull i rrallë i emancipimit për brezin femëror shqiptar të viteve ’30.

Tags: avokatja e pareburgimErifili Bezhanishqiptare

TË LIDHURA

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani
Aktualitet

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani

15:09 | 08/01/2026
Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…
Aktualitet

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

14:42 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut
Politikë

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Next Post
Paketa “Anti-shpifje”, zbulohet hapi i radhës nga ana e gazetarëve

Paketa “Anti-shpifje”, zbulohet hapi i radhës nga ana e gazetarëve

Zeqo: Shqipëria, xhungla e korrupsionit. Rinia, shpresa e së ardhmes

Zeqo: Shqipëria, xhungla e korrupsionit. Rinia, shpresa e së ardhmes

“Do godasim këdo pavarësisht fuqisë”/Dumani prezanton planin për kryetar të SPAK

“Do godasim këdo pavarësisht fuqisë”/Dumani prezanton planin për kryetar të SPAK







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani
Aktualitet

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani

by mirseda
15:09 | 08/01/2026
0

Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet dhe brenda një kohë të arsyeshme të ketë një vendimmarrja...

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

14:42 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

14:10 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com