E martë, 9 Mars, 2021
8 C
Tirana

“Do godasim këdo pavarësisht fuqisë”/Dumani prezanton planin për kryetar të SPAK

Altin Dumani ka prezantuar planin e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për drejtimin e SPAK.

Dumani ka dhënë mesazhe të qarta se si do ta luftojë SPAK-u krimin e organizuar dhe korrupsionin, nën drejtimin e tij. Sipas tij, nën drejtimin e tij SPAK do të çrrënjosë kulturën e pandëshkueshëmrisë dhe do godasë kë kryen krimin.

“Përgjegjshmëria në hetimin e çështjeve duhet pasur parasysh. SPAK do të godasë pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin me gjithë forcën e ligjit. SPAK do bëjë të mundur një Shqipëri ku godet këdo që kryen një krim, pavarësisht fuqisë, dhe e vetmja shpresë është mospërfshirja në krim. Do çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë. Fokus i veçantë do t’i jepet bashkëpunimit me qytetarët, për të goditur krimin dhe korrupsionit e çdo niveli, si dhe pastrimin e parave që rrjedh prej tyre”, tha ai.

Pjesë nga intervista para KLP:

Ibrahimi: Na thoni diçka mbi strukturën e ardhshme të SPAK?

Dumani: SPAK përbëhet nga dy ministruktura të rëndësishme, siç është Prokurorinë e Posaçme dhe Byroja e Hetimit. Ditën e parë të punës si drejtues i SPAK detyra e parë është nxjerrja e një akti që gjurmon organizmin dhe funksionimin e institucionit. Së pari, është kujdesi i shtuar ndaj dosjeve, për të bërë një shqyrtim të atyre çështjeje që nuk i takojnë kësaj prokurorie.

Gjithashtu, prokurorët duhen ndarë sipas specializimit. Akti i parë i domosdoshëm, mundësisht brenda javës së dytë të punës, është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është si një mushkëri që mbush me ajër SPAK. Do kërkoj ndihmën e ndërkombëtarëve për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e këtij drejtori. Pastaj gjithë fokusi do jetë në përzgjedhjen e trupës së BKH.

Pyetje: Si do i rekrutoni ekspertët më të mirë?

Dumani: Për të thithur elementë të tillë duhet joshja, që është paga. Por, ka vend ka njerëz që duan të kontribuojnë në këtë strukturë dhe vëmendja ime do jetë totale për t’i përthithur ata.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ball ka...

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...