E diel, 27 Shtator, 2020
12 C
Tirana

“FSHF-ja do të duket para UEFA-s”, Sinan Idrizi: Ky sezon ka marrë fund

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Sinan Idrizi reagon pas mbledhjes së asamblesë së FSHF-së. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, administratori i Flamurtarit e cilësoi atë si një asamble rutinë, ku vetëm ngrihet dora për aprovim. Numri një i klubit vlonjat thotë se ka një handikap të madh kur kërkon të masivizosh futbollin dhe nuk rrit numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionat.

Sinan-Idrizi

“Është një asamble rutinë. U bë me kushte të tjera për shkak të Koronavirusit, u bë me kushtet e digjitalit dhe asgjë më tepër. Ishte një rutinë, ju e patë edhe vetë. ‘Pro’, ‘pro’ dhe ‘pro’, e asnjë gjë tjetër. Pikat aty ishin shumë. Aty thuhet për një masivitet në futbollin shqiptar.

Nga njëra anë themi të rrisnim numrin e futbollistëve profesionistë dhe nga ana tjetër ngushtojmë ekipet pjesëmarrëse në Superiore. Kjo është ajo që më duket pak si handikap. Thua kemi 2 mijë e ca futbollistë t’i bëjmë 3 mijë apo 4 mijë, por nga ana tjetër kemi një kampionat të ngurtësuar, me sa më pak ekipe. Pra, është ajo ana masive që mungon”, tha fillimisht Idrizi.

KAMPIONATI

Administratori i Flamurtarit mendon që ky kampionat nuk duhet të vazhdojë. Ai saktëson se rreziku është prezent dhe kërkon kushte specifike. Thekson se federata po nxiton për t’u dukur e para te UEFA, në një kohë që janë klubet ato që ndëshkohen. “Ky është një kampionat që nuk duhet të vazhdohet. Është një farsë, ta fillojë nga i pari tek i dyti, kur flas për FSHF dhe për qeverinë.

Sinan Idrizi

Qeveria sigurisht që merr masat e saj në këtë situatë. Federata do patjetër që të jetë e para tek UEFA, por të parët që ndëshkohemi jemi ne. Jemi ne sepse nga ana sportive thonë ekspertët, unë nuk jam, është e vështirë që të kesh një gjendje të futbollistit që të luajë në fund të muajit. Në datën 18 maj vijnë këtu, tre muaj kanë qëndruar në shtëpi, të vijnë një ditë të bukur të luajnë futboll.

Për mua është absurd pasi janë disa çështje teknike pastaj. Nëse të vjen dikush këtu në Vlorë dhe sëmuret, del pozitiv nga testi i tij. Nëse ai do të pretendojë që këtë sëmundje e ka marrë në Vlorë, do të jemi ne ata që ndëshkohemi, qoftë penalisht e materialisht. Nga ana tjetër, po të flasim pak me terma më të thjeshtë është e vështirë që të gjesh nga një makinë për çdo lojtar për ta çuar në fushën e stërvitjes, është vështirë të gjejmë nga një hotel me nga një dhomë për secilin, është vështirë që të gjejmë një restorant të hapur që mund t’i plotësojë kushtet.

Siç e dini, restorantet janë të hapura vetëm nga pjesa e jashtme e tyre. Askush nuk na thotë se si do të luhet dhe cilat do të jenë kushtet, cilët janë organizatorët, cilat janë restorantet ku lojtarët tanë do të ushqehen, cilat janë hotelet, dhomat e të tjera si këto. Ka një dëshirë të nxituar për të qenë të parët për të filluar dhe ka një realitet që është pothuajse për mendimin tim, i pamundur që të realizohet. Ky sezon ka marrë fund. Le të ndërpritet sezoni aty ku është. Kuptohet që ne jemi ata që ndëshkohemi, por nuk ka sens të vazhdojë”, u shpreh administratori.

Lexo edhe :   “Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra
Lexo edhe :   Publikohet bilanci/ Asnjë viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

SKEMA E RE

Sinan Idrizi deklaron se skema e re e kampionatit duhet që të hyjë në fuqi sezonin që vjen dhe jo tani. Kreu i klubit vlonjat tha se Flamurtari nuk kërkon shpëtim në tavolinë.

Idrizi-750x430

“Nuk ka kuptim që të luajmë në qershor apo në korrik. Do të thotë që ne me këto kushte që flasim sot është e vështirë që të vazhdojmë. Atëherë çfarë kuptimi ka? Ne jemi të fundit, nuk kemi asnjë pretendim. Do të thotë që nëse ne kemi humbur në fushë, gjithë këtë kampionat kemi bërë një gjë të shëmtuar, nuk kemi pse të kërkojmë tani të qurravitemi dhe të tjera si këto që të fitojmë diçka nga tavolina. Ajo kërkesa jonë për ta bërë kampionatin me 14 ekipe nuk është për këtë vit, është për vitin tjetër. Do të ishte një qëndrim që nuk është i merituar.

Ne kemi humbur dhe e them gjithmonë që është përgjegjësia ime e drejtpërdrejtë pavarësisht problemit që kemi me lojën e kungulleshkave. Edhe nëse qëndrojnë në elitë, është një qëndrim i pamerituar. Nuk ka lidhje fare. Nuk dua të kërkoj mëshirë nga askush, pasi ka nga ata që thonë që Flamurtari është për ndërprerje të kampionatit pasi kjo do të ribëjë formulën, absolutisht jo, në këto kushte futboll nuk luhet më”, tha Idrizi.

flamurtari
PRIVATIZIMI

Sinan Idrizi flet edhe për situatën te Flamurtari dhe ligjin e sportit, që u vonua më shumë nga çfarë pritej. “Kemi rreth një vit e gjysmë a dy, që ka probleme të theksuara. Tashmë që nuk është më loja e kungulleshkave, por është një situatë e drejtpërdrejtë, pasi ne si investitorë që jemi, kemi kërkuar që të qartësoheshim për problemet që kishim te Flamurtari, për detyrimet që na vinin dhe qartësimin e pozicionit tonë si strukturë. Kur ne jemi prej 6 vitesh me 0% të aksioneve në këtë skuadër dhe qytetit nuk i kemi kërkuar asnjë dollar, kemi kërkuar pozicionin tonë. Ligji i sportit zgjati më shumë nga sa duhet, duke i vënë të gjitha palët në një situatë të pakëndshme. Por ky nuk është justifikim. Klasifikimi është ai që tregon çdo gjë. Përgjegjësinë e parë dhe të drejtpërdrejtë e kam unë si administrator. Ju si qytetarë paguani taksa. Këto taksa kërkoni që të shkojnë për pastrimin e qytetit, për rrugët e bukura, për çerdhet dhe kopshtet. Nuk ka pse këto para që ju jepni për këtë punë të shkojnë në xhepat e futbollistëve. Nuk ka logjikë që 15- 20% të buxhetit të bashkisë ta marrë sporti. Lojtarët që vijnë nga Afrika, Brazili, bota, vijnë në Vlorë e marrin taksat tuaja. Është alogjika më e madhe nga të gjitha. Ne kemi kërkuar që kjo strukturë të zhbëhet dhe të kalojë në funksionim kapitalist, që do të thotë se ai privat që e merr përsipër ta organizojë si strukturë edhe t’i dalë për zot. Ky është ligji sportit, që te pjesa e sponsorizimit krijon shanse që të gjithë të jenë në lojë”, përfundon Idrizi. /Panorama Sport

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...