Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është një nga diktatorët e pakët të botës, i cili shpeshherë merr vendime të ekstreme ndaj qytetarëve të vendit të tij.
Vendimi i tij i fundit i ka habitur të gjithë, teksa ka ndaluar stilin e flokëve “mullet” si dhe përdorimin e xhinseve të ngushta, shkruan Express.
Besohet se Kim Jong-un shqetësohet gjithnjë e më shumë për ndikimin e huaj në kombin e fshehtë. Një gazetë e drejtuar nga shteti, ka paralajmëruar se duhet bërë më shumë për të luftuar “pushtimin e një jetese kapitaliste” nga Perëndimi.
Gazeta paralajmëroi se të rinjtë e shtetit komunist ka më shumë të ngjarë të ndikohen nga stili i jetës “ekzotike” i kapitalizmit.
”Historia na mëson një mësim thelbësor se një vend mund të bëhet i pambrojtur dhe përfundimisht të shembet si një mur i lagësht, pavarësisht nga fuqia e tij ekonomike dhe e mbrojtjes nëse nuk i përmbahemi mënyrën e vet të jetesës “, tha një zyrtar i partisë.