Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

”Nderi mbrohet edhe përballë të fortëve”/ Flet avokati francez i Berishës

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Jean Yves Le Borgne, avokati i kontaktuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se padia e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, është e ligjshme, dhe se nderi mbrohet kur përballë ke edhe më të fortët.

Në një intervistë ekskluzive nga gazetari Genc Burimi për ”BalkanWeb”, 71-vjeçari Jean Yves Le Borgne, u shpreh në Francë kushdo mund të hapë padi për shpifje ndaj një personi tjetër, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez.

Avokati u shpreh se informacioni nga DASH, është botuar në website-n e tij zyrtar, dhe përmes internet është përcjellë edhe në territorin francez, çka rezulton që ky vedim të jetë konsumuar edhe në Francë.

Ai bëri me dije faktin se nëse shpifesh në Francë, drejtësia ta merr në konsideratë padinë, dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim në territorin francez, ndaj Berisha po vepron në mënyrë legjitime.

Jean Yves Le Borgne tha se u kontaktua nga Berisha, por nuk e njeh personalisht dhe se kanë një mik të përbashkët. Duke komentuar për imunitetin e Blinken, Le Borgne informoi se në parim ai nuk mund të ”preket” nga padia, por nuk është e nevojshme që sekretari të jetë i pranishëm.

Intervista e Plotë:

Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken.

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në Websitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin në këto vende nëse ato e lejojnë një lidhje të tillë territorialiteti nëpërmjet internetit. Për rastin në Francë jam i sigurt dhe e marr e përsipër. Nëse shpifesh në France, drejtësia ta merr në konsideratë padinë , dhe publikimi i një shpifje në internet është si publikim në territorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?

Jo tamam. Kemi një mik të përbashkët. Është ai që më kontaktoi dhe më shtjelloi rastin se ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë është shpallur persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, fare pa baza sipas tij, dhe më kërkoi se cfarë keshille mund të jepja unë si avokat. Dhe aty i propozova që unë mund ta merrja përsipër mbrojtjen e interesave të zotit Berisha mbi bazën e argumentimit juridik që jua detajova më parë. Publikimet në internet mbulojnë edhe territorin francez, ndaj është juridikisht e mundshme të konsiderohet se publikimi në fjalë ka ndodhur në territorin francez dhe si i tillë të gjykohet nga një gjykatë korreksionale franceze kur paditësi argumenton se publikimi që ai padit përmban elementë shpifës.

A jeni optimist për suksesin e procedurës që po ndërmerrni?

Do të kemi një sukses të parë, kur padia të merret juridikisht në konsideratë në kuptimin që drejtësia franceze të caktojë një gjykates hetuesi i cili do ta shqyrtojë dosjen dhe më pas t’ja paraqesë një trupi gjykues për gjykim në nivelin e gjykatës korreksionale.

Po imuniteti i Antoni Blinken a nuk do të përbënte një pengesë serioze për çuarjen në gjykim të padisë?

Në parim po. Veçse padia për shpifje nuk nevojit që i pandehuri të jetë i pranishëm. Ai mund të gjykohet në mungesë. Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të dëmshperblimit financiar që në rastin e një shpifjeje në Francë janë dënime relativisht të moderuara. Por simbolika më e madhe rezulton tek imazhi i një përplasjeje që në frëngjisht e cilësojmë në mënyrë figurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët. Ky është sensi i drejtësisë.

Së fundi a keni hasur në një jurisprudencë në Francë të ngjashme me rastin e zotit Berisha ?

Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht është e pjesë e punës sime të hulumtoj në anale për dosje të ngjashme. Por përtej egzistencës së rasteve analoge, aksioni im juridik do të mbeshtetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë, shpifja në internet edhe nëse është kryer në një vend tjetër, asimilohet me një shpifje në Francë duke qenë se interneti e ka përhapur atë dhe në Francë.

Tags: Antony BlinkenJean-Yves Le Borgnepadi per shpifjesali berisha

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Next Post

Koronavirusi/ A do të hiqet ora policore? Ja si përgjigjet Manastirliu

Berisha i III-të

Dhunimi seksual i 15-vjeçares, si nisi takimi dhe shantazhet me “videon”







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

by mirseda
09:03 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, pas natës së katërt...

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com