Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dhunimi seksual i 15-vjeçares, si nisi takimi dhe shantazhet me “videon”

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Minorenia e dhunuar seksualisht ka qenë prej e një “videoje të turpshme”. Këtë dëshmi mësohet të ketë dhënë në policinë e Lezhës, në prani të nënës, babait dhe një psikologeje. “Ora News” mësohet se ka arritur të sigurojë këtë dëshmi të vajzës së mitur.

Sipas dëshmisë, minorenia është dhunuar seksualisht, psikologjikisht dhe shantazhuar për periudhën janar-maj 2021,në mënyrë të vazhdueshme nga 5 burra, i fundit një djalë vetëm 17 vjeç, sa herë që ata kërkonin dhe si monedhë këmbimi përdornin shantazhin e ”videos së turpshme”. Nga dëshmia që vajza ka dhënë në policinë e Lezhës, në prani të psikologes dhe prindërve të saj, zbulohet se një herë takimi me një prej abuzuesve është bërë në kohën e pushimit të gjatë në shkollë. Tre herë kanë shkuar ta marrin vajzën nga shkolla me makinë. E gjitha, sipas dëshmisë, ka nisur kur Artan Kaçorri fillimisht kishte nisur ta ngacmonte me fjalë vajzën e ndiqte vazhdimisht jashtë ambjenteve të shkollës. Më pas kishin filluar të takoheshin. I kishte dhënë si dhuratë një aparat telefoni celular së bashku me një kartë SIM të rimbushur të cilën e kishte regjistruar në telefonin e tij.

“…Në daljen e parë, Artani më mori nga shkolla në makinën e tij…ishte një makinë e bardhë… I kishte thënë të ulej në sediljen e pasme, pasi ishte e vogël në moshë dhe mund t’i hapeshin probleme”, shkruhet në dëshminë e saj në policinë e Lezhës, në prani të nënës, babait dhe një psikologeje. Vajza dhe Artan Kaçorri kanë vijuar të flasin në telefon. Abuzimi i dytë ka ndodhur një ditë tjetër kur prindërit ishin larguar nga banesa. Nën presion ai ka kryer sërish marrëdhënie seksuale me të.

Mësohet se, gjatë bisedave telefonike që vajza mbante me 31 vjeçarin ky i fundit i ka folur dhe për shokët e tij, më së shumti për Nik Lleshin që e mitura e identifikonte si Nik Marku. Një ditë rreth fundit të muajit Mars dhe fillimisht të muajit Prill, Nik Marku e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar se nëse nuk pranonte ai do i tregonte të gjithëve se kush ishte.. dhe se kishte një video të saj dhe do ta publikonte duke ia treguar të gjithëve.

Vajza tregon se takimi është bërë gjatë pushimit të madh në shkollë. “Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video. E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë. Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..” ka dëshmuar vajza. Vajza thotë se tre herë kanë qenë rastet e abuzimit seksual nga Nik Lleshi. “Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….”-ka treguar vajza e mitur.

Të njëjtën taktikë të shantazhimit dhe kërcënimit me video kanë përdorur edhe të arrestuarit e tjetër Albert Molla dhe Ermal Tarazhi për abuzimin seksual me vajzën e mitur. “ Ermali, më ka marrë jashtë shkollës me makinë dhe kemi shkuar në fshatin …… Aty më ka shantazhuar me videon intime dhe pa dëshirën time dhe nga frika jam detyruar të kryer marrëdhënie seksuale.”

E gjendur në grackë dhe e tronditur psikologjikisht vajza është bërë viktimë e këtij abuzimi sa herë që ata kërkonin. Personi i fundit i cili ka nisur të abuzonte seksualisht me të miturën, nën kërcënimin e videos ka qenë nipi i Artan Kaçorrit 17 vjeçari A.Gj. Në mes të muajit maj, vajza e ka kuptuar se kishte rënë në një grackë që nuk mund të dilte më dhe ka vendosur t’ia tregonte nënës së saj.

Me këtë histori është njohur dhe babai i vajzës, të cilët pasditen e 17 Majit 2021 janë paraqitur në ambjentet e komisariatit të Rrëshenit duke depozituar kallëzim penal për Artan Kaçorrin, Albert Molla, Ermal Tarazhin, Nike Lleshin dhe Adrijan Gjinkolaj, të cilët më pas janë arrestuar nga policia e Lezhës.

Tags: dhune seksualeminoreniaVideo

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Mungesa e vaksinës/ Manastirliu: S’ka problem nëse doza e dytë merret me vonesë

Zgjedhjet në PD/ Harxhi: Ftoj Bashën dhe kandidatët e tjerë në debat publik

Mediat serbe: Biden presion Greqisë për të njohur pavarësinë e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com