Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Francë–Gjermani, në garë për (mos)zgjerimin e BE-së

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Francë–Gjermani, në garë për (mos)zgjerimin e BE-së

Nga Genc Burimi

Gent Cakaj më kot i drejtonte dje Kancelares Merkel në “Facebook”, një mesazh mirënjohjeje me simbolin e dy duarve të puthitura në formë përgjërimi. Dosjen e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE nuk e kanë më në dorë vendet që janë pro, por ato që janë skeptike. Është për këtë arsye, ato dy shuplaka bashkë, në formë përgjërimi, ministri ynë i Jashtëm në detyrë do të kish bërë më mirë t’i transformonte në një kullë Eifel dhe t’ia adresonte Emanuel Makronit.

NJË KLASË POLITIKE FRANCEZE THUAJSE UNANIME …

Në prag të zgjedhjeve europiane, vendi ku opozita tregohet me radikalja kundër zgjerimit të BE-së drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor, është Franca. Normale, sepse në Francë lulëzon dhe partia më ekstremiste në BE, ajo e Le Penit, që ka gjasa t’i fitojë aty këto zgjedhje europiane.

Por ajo që është më pak normale, rrjedh nga fakti se edhe opozita “normale” franceze, e djathta e ish-Presidentit Sarkozy, e ka kthyer në tabu dosjen e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Përtej Znj. Le Pen, edhe Z. Vokie (Laurent Wauquiez, pasardhës i Sarkozisë në krye të së djathtës liberale) ka dhe ai më të parën si emërues të përbashkët, kundërshtimin e prerë të hyrjes së Shqipërisë në BE. Le Pen dihej që i ka bërë shqiptarët si “koka turku” për të refuzuar zgjerimin e BE-së. Por, kur dhe “i urti” Vokie deklaron fjalë për fjalë se “sa të jem unë në krye të së djathtës franceze, nuk do të këtë në BE as Turqi dhe as Shqipëri”, aty e kupton se çfarë presioni ka pasur dje mbi supe në Berlin, Presidenti francez, për të mos folur për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, siç do ta kishte dëshiruar Merkel.

E njëjta situatë ndodhi dhe para një viti. Në të njëjtën periudhë ishte sërish Franca që bllokoi. Të paktën këtë gjë e pohon tani, kulmi i ironisë, vetë kryetarja e listës së partisë së Makronit për zgjedhjet europiane, Nathalie Luazo (Loiseau). “Në qershorin e kaluar,-mburret ajo në një interviste për “Figaro”,-në funksionin tim si ishSekretare Shteti për Europën, isha unë që bllokova përgjatë plot tetë orësh çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kurse rivali im, Loran Vokie, që hiqet tani si kundër zgjerimit, ishte ai që firmosi më 2011 hapjen e negociatave me Malin e Zi kur mbante asokohe postin tim të Sekretarit të Shtetit për Europën”.

Është ky, pra, qëndrimi francez sot, një lloj gare e frikshme në të gjithë spektrin politik se cila parti e mban më lart flamurin antizgjerim të BE-së.

Për të dalë nga ky kurth që i kanë ngritur Makronit “të tijtë”, që nuk e lejojnë ta angazhojë Francën në rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor, Presidenti francez u detyrua atëherë, dje, në Berlin, të bëjë atë që në zhargonin diplomatik mund të quhet një “piruetë”. Sigurisht që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të puqen, por jo në rrugën e zgjerimit, por në atë të forcimit të sigurisë në këto vende, që kanë akoma sfida të mëdha në këtë fushë.

Në vend të zgjerimit, Makron propozoi dje gjëra po aq të përgjithshme se mund t’i propozoheshin edhe vendeve të Magrebit në Afrikën e Veriut. Ai foli për bashkëpunim, për zhvillim e ekonomik e social. Foli për ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë kundër krimit të organizuar, kundër rrjeteve terroriste, kundër trafiqeve të qenieve njerëzore (mafia e emigrantëve) apo kundër trafiqeve të armëve. Makron rikujtoi se Franca ishte shumë e pranishme në vitet ‘90 në konfliktet në Ballkanin Perëndimor, ku shume ushtarë francezë humbën jetën, ndaj një rikthim në fushën e mbrojtjes duhet të bëhet dhe po bëhet me marrjen nga BE-já të komandës së operacioneve të ruajtjes së paqes në Bosnje-Hercegovinë.

Merkel, përballë rezervave të partnerit të saj francez, s’mund veçse të përmendte me gjysmë zëri se Ballkani Perëndimor ka vokacion të hyjë një ditë në Europe, por se sot, ose të paktën në këtë samit, as që bëhej fjalë për një temë të tillë: “Vërtet e organizuam këtë samit bashkërisht me Francën, sepse jemi të përkushtuar ndaj perspektives europiane të Ballkanit Perëndimor, por duhet të them me plot zë se sot as që bëhet fjalë për hapje negociatash. Për këtë ka një tjetër procedurë, që udhëhiqet nga Komisioni Europian”, deklaroi Merkel në diapazon me Francën.

Një deklaratë, së cilës Makron iu “kundërpërgjigj” në sinkron: “Siç e shihni dhe siç e tha dhe Kancelarja, aktualiteti nuk është që të flitet për zgjerim të BE-së, por për një politikë të stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

PAS FJALËS “STABILITET”, FSHIHET TENSIONI MIDIS PRISHTINËS DHE BEOGRADIT

Dhe Johannes Hahn, Komisionari gjerman për Zgjerimin, kësaj gozhde i ra, asaj të stabilitetit, si për të treguar që Komisioni nuk ka peshë para bllokimit, që mund të krijojnë shtete të veçanta dhe me shumë peshë si Franca. Për të, ekuacioni përmblidhet në një fjali: “ose (ne, BE-ja) eksportojmë stabilitet drejt Ballkanit Perëndimor, ose importojmë në BE destabilizim”.

Dhe vatra numër një e këtij destabilizimi të mundshëm, mbetet pa dyshim tensioni midis Beogradit dhe Prishtinës. Sa më gjatë do të vazhdojë ky tension, aq më shumë i gjithë Ballkani Perëndimor do të konsiderohet si zonë e paintegrueshme për shkak të virusit të destabilizimit që përmban. Në këtë pikë, pikëpamjet ndryshojnë. Në një krah ndodhen shefat e shteteve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor që ashtu si Edi Rama dhe homologët e tij mendojnë sinqerisht se vetëm duke u integruar në Europë, këto vende do të pushojnë së kultivuari marrëdhënie konfliktuale. Kur janë anëtarë të BE-se, vendet nuk i bëjnë luftë njëri-tjetrit. Qëndrim ky, që mbështet dhe nga Komisioni Europian dhe Gjermania me idenë se integrimi sjell stabilitet. Por në krahun tjetër, Franca dhe vende të tjera skeptike e konsiderojnë si surrealiste të futesh në Europë përpara së këto vende të njohin njëra-tjetrën siç është rasti i Serbisë ndaj Kosovës, ose siç ishte ai i Greqisë ndaj Maqedonisë.

Por Emanuel Makron qe i qartë dje, kur deklaroi se mos prisni nga ne (Francë, Gjermani, BE) që të marrim vendet e Presidentit serb dhe atij kosovar, për të zgjidhur konfliktet midis tyre dhe për t’u diktuar një formulë të gatshme. Megjithëse ka vendosur të shkojë vetë në Beograd në korrik për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme, Makron mendon se vetëm palët e interesuara mund ta gjejnë zgjidhjen mes tyre, ndoshta jo i pakënaqur se me këtë argument shtyhet edhe më shumë dosja e zgjerimit e BE-së në Ballkanin Perëndimor, që për momentin është e parakohshme përballë sfidave të tjera që ka Europa. E megjithatë, axhenda e integrimit përparon dhe deri në fund të verës, një vendim duhet marrë, të paktën për Shqipërinë dhe Maqedoninë nëse u hapen apo jo negociatat për integrim . Një vendim pozitiv në këtë drejtim nuk do të ishte një sfidë e papërballueshme dhe për vetë Presidentin Makron, që mund ta justifikojë dritën jeshile para opinionit të tij me precedentin e hapjes së negociatave që ekziston për Malin e Zi dhe Serbinë. Por, me një kusht të dyfishtë, që le Pen mos t’i fitojë zgjedhjet europiane në Francë dhe që grupet e partive nacionaliste në Parlamentin e ardhshëm Europian të mos marrin aty një peshë shumë më të madhe se ç’kanë sot.

Por hapje apo jo negociatash, Shqipëria i njeh detyrat e “shtëpisë”: shumë më shumë drejtësi e shtet të drejtë, Parlament funksional që të përfaqësojë të gjithë shtetasit, zgjedhje të pakontestueshme dhe nivel shumë më të lartë ekonomik, që Shqipëria e ardhshme europiane të mos jetë barrë, por vlerë e shtuar për Europën e Bashkuar.

Tags: beFrancegaregjermanimoszgjerimi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Tornado “shkund” Rumaninë, përmbys autobusin me 39 pasagjerë (Video)

Tornado “shkund” Rumaninë, përmbys autobusin me 39 pasagjerë (Video)

Avioni i linjës Bergamo-Rinas, ulje emergjente në Ankona

Avioni i linjës Bergamo-Rinas, ulje emergjente në Ankona

Nis puna për fushën, ja si duket “Arena Kombëtare” (Foto+Video)

Shtyhet inaugurimi i “Arenës Kombëtare”, e konfirmon UEFA (Video)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com