Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Francë, çfarë pritet të bëjë “Mesia” Emmanuel Macron

8 vjet ago
in Të Gjitha
Francë, çfarë pritet të bëjë “Mesia” Emmanuel Macron

Christoph Hasselbach/ Rreth 100 ditë pas fitores në zgjedhje të Emmanuel Macronit, me të është i kënaqur vetëm një ndër tre francezë. Por kjo nuk do të thotë shumë. Me të vërtetë Macronin e festuan kudo në Evropë gati si një Mesia: ai arriti ta çlirojë Francën dhe kontinentin nga ëndrra e keqe e një Presidenteje Marine Le Pen. Por jo vetëm kjo: ai u duk se zgjoi një entuziazëm të ri për Evropën dhe se po i bashkonte francezët.

Me 39 vjeçarin inteligjent, në Francë fryu një fllad i freskët. Macroni kishte çfarë t’u ofronte të gjithëve: atyre me probleme sociale një arsim më të mirë, sipërmarrjeve më pak taksa, të pasigurtëve një shtet më të fortë dhe për konservatorët ai udhëtoi në ceremoninë e marrjes së postit në një automjet të hapur ushtarak nëpër Paris – në vend që të udhëtonte me një limuzinë civile, si parardhësi i tij, François Hollande.

Nuk është për t’u çuditur që entuziazmi nuk do të ishte i përhershëm. Por që vlerat e mbështetjes për të do të binin kaq me vrull, kjo ishte surprizë për shumë vetë. Në kryengritje janë para së gjithash punonjësit e Shërbimit Publik, të ardhurat  e të cilëve Macroni dëshiron t’i kufizojë. Dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Pierre de Villiers dha dorëheqjen pas grindjes publike për masat e kursimit tek Forcat e Armatosura.

Pas pushimeve vjen prova e forcës

Kjo në një kohë kur Macroni nuk i ka therur ende lopët më të shenjta: ai ende nuk e ka vënë në jetë reformën e shpallur të tregut të punës. Javën me 35 orë punë, e cila i kushton shumë aftësi konkurrence Francës, Macroni gjithsesi nuk guxon ta prekë – ose ende nuk guxon. Edhe një reformë e pensioneve ende nuk është kryer. Prova e parë vendimtare e forcës pritet pas pushimeve të verës. Sindikatat kanë bërë që tani thirrje për greva.

Ngjitja e Macronit ka të bëjë shumë me alternativat zgjedhore të pranverës, para së gjithash me Marine Le Penin. Shumë e zgjodhën, jo sepse donin patjetër Macronin, por sepse donin të pengonin Le Penin. Dhe gati gjysma e francezëve – ky është rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve – votuan për kandidatë, të cilët duan ta izolojnë Francën nga globalizimi. Ai që në raundin e dytë votoi pastaj për shkaqe taktike për Macronin, ai zor se e ka ndryshuar qendrimin e tij.

Kalim rrufe në burrë shteti

Por problemet për të nuk janë të pakapërcyeshme. Macroni mbërthen në krye reformat jopopullore. Po të ecë mirë ekonomia dhe po të japë mbështetje koniunktura, ai mund të korrë disa fryte që në kuadër të mandatit të tij. Edhe në parketin ndërkombëtar Macroni bën një figurë të mirë. Gati pa periudhë tranzitore ai po kalon nga një avancues i shpejtë në politikë në një burrë të vjetër shteti. Dhe ai përfiton nga një gjendje e re shpirtërore në Evropë: larg populizmit dhe drejt politikës serioze, shkruan DW.

Të gjitha këto nuk janë garanci për sukses. Por me sa duket në Francë është përhapur konkluzioni se opozita fondamentale kundër çdo ndryshimi në vend ka qenë ajo që e çoi vendin në krizë. Macroni nuk është shpëtimtar, megjithëse ndërkohë aktualisht e thërrasin me ironi “Jupiter”. Por Presidenti i ri ka shanse të mira, që duke mbetur qenie tokësore, si reformator ta çojë përpara Francën.

Tags: 100 ditebilancFrancaMacronreforma

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Vasili ngre alarmin për ekonominë: Është koha për një Pakt Kombëtar

Vasili ngre alarmin për ekonominë: Është koha për një Pakt Kombëtar

Venezuela në gatishmëri për kundërpërgjigjje ndaj çdo sulmi nga SHBA

Venezuela në gatishmëri për kundërpërgjigjje ndaj çdo sulmi nga SHBA

Preshevë, 13 aksidente automobilistike prej 1 qershorit

Preshevë, 13 aksidente automobilistike prej 1 qershorit







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com