Franca ka raportuar një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore thanë se të shtunën janë regjistruar 10,561 raste të reja, mbi një mijë më shumë se të premten.
Sipas BBC-së, numri i personave të dërguar në spitale dhe reparte intensive gjithashtu është duke u rritur. Një grup mjekësh kanë bërë thirrje që njerëzit t’i shmangin tubimet publike për shkak të rrezikut nga vala e re e përhapjes së virusit.