Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Franca dhe Gjermania kundërshtojnë ndalimin e vizave për rusët

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të pezullojnë një marrëveshje për viza me Moskën, duke e bërë më të vështirë për qytetarët rusë hyrjen në bllok. Ukraina dhe disa shtete anëtare kishin bërë thirrje për një ndalim të plotë, por të tjerë si Franca dhe Gjermania ishin kundër.

Më shumë se një milion qytetarë rusë kanë udhëtuar në BE që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Disa vende lindore të BE-së që kufizojnë Rusinë, pritet të vendosin kufizime të mëtejshme.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Glushko tha se BE-ja “po qëllonte veten në këmbë” dhe masa nuk do të mbetet pa përgjigje. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e kritikoi vendimin si një “gjysmë masë”.

“Në lidhje me Rusinë [kjo] është pikërisht ajo që çoi në pushtimin në shkallë të gjerë të 24 shkurtit,” tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se rritja e konsiderueshme e pikave kufitare nga Rusia e bëri të nevojshme pezullimin e marrëveshjes.

“Ky është bërë një rrezik sigurie për këto shtete fqinje”, tha ai. “Përveç kësaj, ne kemi parë shumë rusë që udhëtonin për t’u çlodhur dhe për të bërë pazar sikur të mos kishte luftë në Ukrainë”.

Borrell tha se vendet në kufijtë e Rusisë ishin ende të lira, për të kufizuar aksesin për qytetarët rusë, madje edhe ata me viza.

Masa, e cila e bën më të gjatë dhe më të shtrenjtë për rusët marrjen e vizës, po shihet si një kompromis, me shtetet anëtare të paaftë për të rënë dakord për ndalimin e rusëve në tërësi.

Pesë vendet e BE-së në kufi me Rusinë, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia thanë në një deklaratë të përbashkët se ata mund të vendosin ndalime ose kufizime të përkohshme “për të adresuar çështjet e afërta të sigurisë publike”.

Estonia synonte të ndalonte shumicën e rusëve që të hynin në vend brenda javësh, tha Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu i cituar nga Reuters.

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky tha se Komisioni Evropian do të shikojë mënyra për të shkuar më tej, duke shtuar se rreth 12 milionë viza u janë lëshuar rusëve – ekuivalenti i rreth 8% të popullsisë.

Por Franca dhe Gjermania paralajmëruan në një deklaratë të përbashkët se “kufizimet me shtrirje të gjerë” mund të ushqejnë narrativën e Rusisë si viktimë dhe të largojnë brezat e ardhshëm të rusëve.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: FrancaGjermaniarusiaUkraina

TË LIDHURA

Analizë

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026
Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:45 | 03/06/2026
Next Post

Në një format ndryshe, Drini Zeqo pjesë e ekranit të rëndësishëm

Turp që kemi pasur turp!

Kurti u bën thirrje serbëve të riregjistrojnë makinat në RKS







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

by mirseda
11:36 | 04/06/2026
0

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ishte thirrur...

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026

“Bread and Heart Festival” në Tiranë, kufizohet lëvizja e këmbësorëve në Sheshin Skënderbej”

10:45 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq/ Autori i dënuar me 10 vite burg, fshihej në një stan majë mali

10:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com