Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Foto/LSI bashkon votat me PS? Çfarë po gatuan Luan Rama me Taulant Ballën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/LSI bashkon votat me PS? Çfarë po gatuan Luan Rama me Taulant Ballën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur në “Facebook” ftesës së maxhorancës për të votuar ligjin për magjistraturën. “Dialogu politik është institucion, jo pazar”, thotë Kryemadhi. Ajo shton se LSI është parti në opozitë dhe se nuk mund të marrë vendime pa u harmonizuar me partitë e tjera të opozitës. Ftesa që maxhoranca i ka bërë LSI-së për të votuar së bashku ligjin e Magjistraturës, ku qeverisë i duhen 84 vota, është refuzuar nga Kryemadhi, ku sipas saj duhet të thirren të gjitha partitë opozitare për dialog.

Por mesa duket kërkesa e PS-së për votat e LSI-së është shumë serioze. Në seancën e fundit në Kuvend, është parë që deputeti i LSI-së Luan Rama të ketë pasur një takim kokë më kokë me kreun e grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën. Fotoja është postuar në “Facebook”, nga fotografi Agim Rama i cili shkruan se: “Rama dhe Balla, 20 minuta kokë më kokë për të rejat e shtatorit. Pritet të kemi një qeverisje me ballë të gjerë…”. Vallë çfarë po paralajmëron fotografi i cili punën e tij e zhvillon nëpër koridoret e Kuvendit? Përgjigjen e kësaj pyetje e marrim në Shtator, ndërsa për momentin na mjafton reagimi i kryetares se LSI-së e cila shkroi sot se PS duhet të dialogojë me gjithë partitë opozitare.

Reagimi i plotë

Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!

As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vet!

Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!

Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:

1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!

Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.

2. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.

Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.

Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.

Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.

3. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.

E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.

Dialogu politik është institucion, jo pazar!

Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria./TIRANA TODAY/

Tags: bashkonçfarëgatuanlsiluan ramaPSTaulant Ballënvotat

TË LIDHURA

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë
Aktualitet

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

19:30 | 18/11/2025
Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki
Politikë

Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

18:21 | 18/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi
Politikë

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

17:09 | 18/11/2025
Next Post
Kompania e njohur e basteve: E fshimë Luftëtarin, ndikuan faktorë të jashtëm

Kompania e njohur e basteve: E fshimë Luftëtarin, ndikuan faktorë të jashtëm

Krimi i dyfishtë në Shkodër, ja çfarë po bënte i ‘frikshmi’ Safet Rustemi

Krimi i dyfishtë në Shkodër, ja çfarë po bënte i ‘frikshmi’ Safet Rustemi

Foto/“Gati për luftë”, Putin nxjerr në det flotën ushtarake

Foto/“Gati për luftë”, Putin nxjerr në det flotën ushtarake







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë
Aktualitet

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

by mirseda
19:30 | 18/11/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionin lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në vend....

Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

19:05 | 18/11/2025
Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

19:01 | 18/11/2025
Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

18:21 | 18/11/2025
Kosovë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

Kosovë, nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë

18:19 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com