Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Foto+Emri/Kush është anëtari i Gjykatës së Lartë, fshehu dënimin në Itali

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Foto+Emri/Kush është anëtari i Gjykatës së Lartë, fshehu dënimin në Itali

Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

ONM-ja ka zbuluar se gjyqtari Thanza ka qenë i dënuar për vjedhje në shtetin italian, dhe se këtë të dhënë  nuk e ka deklaruar në formular.

“Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg dhe 100 mijë euro gjobë, për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”, ishte konkluzioni i lexuar nga KPK-ja.

Vetë gjyqtari Thanza e ka pranuar dënimin në shtetin italian, por theksoi se nuk e ka kryer krimin për të cilin është akuzuar.

“E kam pranuar veprën atëherë për shkaqe humanizmi dhe për shkaqe familjare, por nuk e kam kryer asnjëherë”, ka thënë Thanza.

Hamitaj: Gjyqtari ka mohuar të ketë qenë i dënuar në Shqipëri apo ndonjë shtet tjetër. Edhe në formularin e dekriminalizimit ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë i hetuar apo i dënuar.

Nga verifikimi rezulton se Admir Thanza është dënuar me 40 ditë burg dhe gjobë në vitin 1999 nga gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë, për veprën penale vjedhje në bashkëpunim.

Vendimi ka marrë formë të prerë por i është pezulluar. Thanza ka qenë i arrestuar në flagrance dhe e ka fshehur dënimin. Ka qenë në sallën e gjyqit kur është marrë vendimi ndaj tij.

Fshehu pasurinë dhe nuk ka burime të ligjshme:  Relatori, Lulzim Hamitaj, tha se për pasurinë KPK ka administruar raportin e ILDKP, ku konstaton se gjyqtari  ka bërë deklarim të rremë.

“Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme”,- tha Hamitaj. Nisur nga kjo, relatori tha se KPK bëri një hetim te thelluar sipas të cilit gjyqtari Thanza disponon këtë pasuri:

Hamitaj: Pasuritë e Thanzëa një apartament banimi 136 metra katror në Shkodër i blerë 1 milion e 200 mije lekë, e paguar e plote. E deklaruar ne 2003 me vlere 3 milion leke. Si burim te ardhurash janë deklaruar nga shitja e dy apartamente të tjerë në Shkodër.

Apartament banimi 113 metra katror ne Tirane, tek rruga Komuna e Parisit. E deklaruar nga bashkëshortja si pasuri e veta në vlerën e 4 milion lekeve. Apartamentin në Gjirin e Lalëzit, Durrës i blerë në 2012 me sipërfaqe 95 metra katrore. Në vetting është deklaruar 38 metra katror. Mbetet i paqarte shkaku i kësaj kontrate.

Relatori tha se në analizën e te ardhurave rezulton se ka mungese deklarimi, ka mungese te ardhurash te ligjshme.

Hamitaj: Ka bilanc negativ ne disa vite nisur nga deklarimet e bëra nga vetë familja Thaneza.

Gjyqtari fshehu procedimin e bërë ndaj tij: Në lidhje me kontrollin e figurës, DSIK ka kryer verifikime. Ne konkluzion te tyre DSIK ka paraqitur një raport të detajuar sipas të cilit subjekti ka fshehur një procedim të bërë ndaj tij për një hetim korrupsioni, i pushuar në 2016.

Karriera

Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Z. Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Admir Thanza nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.[Kliko për skedën në PDF] 

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Admir Thanza zotëronte një pasuri familjare me vlerë rreth 13.4 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, vlera e pasurisë së deklaruar nga Thanza është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 50.5 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë të llogaritur në 27.5 milionë lekë, ndërkohë që llogaritë bankare të familjes Thanza kapin vlerën e 14.8 milionë lekëve. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë zotëron gjithashtu 3.9 milionë lekë kursime në cash dhe automjete në vlerën e 2.3 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Thanza kapin vlerën e 81.3 milionë lekëve për periudhën deklaruese, ku pjesën kryesore të tyre e zënë fitimet si notere të bashkëshortes së tij. Paga dhe shpërblimet nga funksioni të zotit Thanza zënë 28.5 për qind të të ardhurave totale të familjes, ndërkohë që 12 për qind e tyre ka si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z.Thanza, të cilat rezultojnë pa probleme sa i përket raportit mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Analiza ka identifikuar megjithatë disa “flamuj të kuq” në deklarimet periodike të gjyqtarit Thanza, njëra prej të cilave lidhet me detyrimet që ai u ka shoqërive të ndërtimit. Këto detyrime kapin vlerën e 2.6 milionë lekëve, ndërkohë që familja e gjyqtarit rezulton se ka akumuluar kursime në cash në vlerën e 3.9 milionë lekëve deri në fund të vitit 2017.

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2008 gjyqtari Thanza deklaron një pagesë shtesë ndaj një shoqërie ndërtuese për një apartament me sipërfaqe 69.9 m2, ndonëse apartamenti në fjalë nuk rezulton i deklaruar në vitet e mëparshme.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar nga BIRN lidhet me deklarimin e të ardhurave nga aktiviteti i bashkëshortes si notere. Në vitet 2008-2013, gjyqtari Thanza ka deklaruar xhiron vjetore dhe disa shpenzime të pjesshme nga ky aktivitet, ndërkohë që duhej deklaruar fitimi neto.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004  

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010  

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012  

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Deklarata e pasurisë për vitin 2016  

Deklarata e pasurisë për vitin 2017  

BIRN

Tags: anetaridëniminështëfshehuGjykatës së Lartëitalikush

TË LIDHURA

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit
Aktualitet

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

19:47 | 19/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

19:40 | 19/06/2025
VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës
Aktualitet

VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

19:04 | 19/06/2025
Next Post
Berisha: Rama në overdozë, shihni si e nxorën nga avioni

Edi Rama! Lindi më 1998- ‘Vdiq’ më  2018

“Krismat në Dhërmi mund të ishin…”, ja çfarë thotë ish-këshilltari i Tahirit

“Krismat në Dhërmi mund të ishin...", ja çfarë thotë ish-këshilltari i Tahirit

Toyota Yaris me 3.4 mln euro, caktohet data e gjyqit për të arrestuarit

Toyota Yaris me 3.4 mln euro, caktohet data e gjyqit për të arrestuarit

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit
Aktualitet

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

by mirseda
19:47 | 19/06/2025
0

Pushuesit në një nga plazhet e Sarandës u surprizuan sot nga një pamje e rrallë dhe e...

Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

19:40 | 19/06/2025
Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit

Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit

19:38 | 19/06/2025
VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

19:04 | 19/06/2025
Vendimi/ Ngrihet Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

Vendimi/ Ngrihet Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

17:56 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com