Siç e kemi parë edhe në foto të tjera më herët, të cilat paparazzi ynë i ka marrë gjatë seancave parlamentare, ish-ministrat e Ramës shfaqen gjithandej bashkë. Akoma nuk dihet se cila është arsyeja që i bën ata të rrinë në çdo vend së bashku, që kur janë shkarkuar nga Rama.
Këtë të enjte, ata janë ndaluar në rrugë nga deputeti demokrat Myslim Murrizi. Ky i fundi u ka treguar ish-ministrave socialistë diçka në celular dhe që të pestë kanë shpërthyer me të qeshura. Duket që Murrizi ka marrëdhënie miqësore me 4 ish-ministrat, të cilët tashmë janë deputetë të thjeshtë të grupit të tyre parlamentar./ Panorama Plus