Një anije e cila shërbente për turizëm është mbytur në bregdetin e Himarës. Për fat nuk ka patur njerëz në bord dhe sipas peshkatarëve kjo ka ndodhur për shkak të motit të keq.
Era e fortë ka këputur litarët dhe dallgët morën me vete anijen e drurit e cila ka mbetur gjysmë në ujë. Ndërkohë era e fortë vazhdon në bregdetin jonian dhe asnjë mjet nuk ka dalë në lundrim.
Kapiteneria ka pezulluar punën në port deri në një urdhër të dytë.