E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

FOTO/ Kush janë dy ish-truprojat e Tahirit të arrestuar në Francë e Gjermani

Dy muaj pasi u shpallën në kërkim pas finalizimit të operacionit “Shpirti”, janë vënë në pranga dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Hekuran Marku u arrestua në Gjermani, ndërsa Agustin Deda në Francë. Dy ish-truprojet e ish ministrit Saimir Tahiri, ishin në kërkim ndërkombëtar prej 2 muajsh, pasi dolën në përgjimet e megaoperacionit “Shpirti”. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të kanabisit.

Bëhet fjalë kur ata ishin pjesë e trupës së shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016.

Dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit Tahiri, në bashkëpunim me katër shtetas italianë dhe një shtetas shqiptar të quajtur Eltjon Bregu, trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që janë arrestuar në Bari. Në këtë dosje, dy ish-truprojet dyshohet se kultivuan drogë me shtetasin Eltjon Bregu dhe tentuan ta trafikonin për t’ua dorëzuar katër italianëve.

Si dëshmitarë drejtësie, dy nga skafistët kanë pranuar të kthehen bashkëpunëtorë dhe të penduar të drejtësisë. Më pas iu shtuan listës së të penduarve edhe Mariglen Shusha, Donial Drolli si dhe Elton Hamza.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e të penduarve të drejtësisë, që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë, duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...