Kriminelët Shqiptarë në Britani të Madhe ekspozojnë pasurinë e tyre duke postuar selfie me mijëra funte kesh nëpër duar, shkruan prestigjiozja “The Sun”.
Kriminelë që vijnë nga shteti i varfër i Ballkanit, mburren nëpër rrjete sociale duke treguar se po kthehen në shtëpi të lumtur me pasurinë që kanë vënë.
Disa madje fotografojnë momentet e suksesit që kanë arritur.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani i ka quajtur “kërcënim” për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta të këtyre kriminelëve me Amerikën Jugore dhe me rrjetet e prostitucionit.
Ata thanë: “Grupet kriminele shqiptare kanë krijuar një profil që ka ndikim të fortë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan “The Sun”.
Mes tyre, në fotografi shihet edhe Olsi Behluli, i cili është duke bërë 11 vjet burg për mbajtje të heroinës dhe kokainës në vlerë prej 4 milionë funtash. Fotografia e “aktorit” 24 vjeç, rrethuar me plotë 250 mijë funta, është zbuluar nga policia.
Luan Plakici, i cili është duke bërë 23 vjet burg për trafikimin e 60 femrave në rrjete prostitucioni, është parë të mbajë një tufë çeqesh në divanin e tij, shkruan “The Sun”, transmeton Gazeta Blic.
Ardi Beshiri, u burgos kur iu gjet kokainë në çorapet e tij, dhe një grumbull parash që po i mbante në shpatull.
Një tjetër foto e këtij lloji është ajo e Bes Besijan i cili përpiqet të “hante” një grumbull të madh të hollash.