Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Enver Hoxha është pederast, ja kë vrau për të ruajtur sekretin”

9 vjet ago
in Të Gjitha

Janë publikuar sot, për herë të parë nga ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, pjesë nga dosja e Asamble Hatibit. Ajo është një prej femrave që vuajti më shumë nga regjimi diktatorial, që i vrau të shoqin. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, historiani Dervishi poston disa nga deklaratat e Asamble Hatibit që gjenden në dosjen e saj, ku ajo flet për Enver Hoxhën dhe mes të tjerash e quante atë një pederast.

Asamble Hatibi përmendi dy vrasje të diktatorit

Asamble Hatibit, regjimi i Enver Hoxhës i vrau bashkëshortin në moshë të re. Galip Hatibi u rrëmbye në mënyrë të fshehtë në vitin 1946 (kur ishte i sapomartuar me Asamblenë) kur ishte para godinës së sotme të Universitetit të Tiranës me urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Nesti Kerenxhi, sigurisht duke përçuar një dëshirë të Enver Hoxhës.

Hatibi u mbajt i izoluar për një kohë të gjatë në bodrumin e Seksionit të Sigurimit të Shtetit (te Selvia), derisa u ekzekutua diku afër zonës së Kinostudios kur ishte kthyer në një kufomë, kockë e lëkurë. Galip Hatibi nuk u mor u pyetje asnjëherë. Ai u la në errësirë dhe vetëm sa mbahej gjallë me ndonjë krodhe bukë. Galipi ishte njohje apo më shumë se kaq e Nexhmje Hoxhës gjatë luftës. Ai u burgos në vitin 1942 dhe ishte pjesë e grupit antifashist që u lirua nga amerikanët në Bari të Italisë.

Megjithëse vrasje kriminale e Hatibit doli shumë herë gjatë procesit të Koçi Xoxes, regjimi asnjëherë nuk e rehabilitoi Galip Hatibin. Bashkëshortja e Galipit, Asambleja, njihte shumë mirë jetën e Enver dhe Nexhmije Hoxhës. Asambleja (mbante këtë emër sepse u lind në vitin 1924 kur u hap asambleja kushtetuese), mbaroi Institutin Femëror në Tiranë. Gjatë luftës u burgos si antifashiste. Në vitet 1944-1949 punoi në organizatën e Bashkimit të Grave, në vitet 1949-1956 në Ministrinë e Bujqësisë, më 1956-1974 në institutin Bujqësor të Kamzës si laborante; më 1974-1978 në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Asambleja u arrestua më 10.10.1978 dhe u lirua nga burgu më 15.11.1982 me amnistinë e përgjithshme të këtij viti.

Goditja e ashpër e Asamblesë u bë pikërisht për shkak të emetimit prej saj të fakteve mbi jetën e diktatorit. Në një raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë të datës 11.9.1978, për Asamble Hatibin bëhet një analizë e fjalëve të saj duke ndarë agjitacionin në çështje politike dhe ekonomike. Raporte nënvizonte: “Nga burimet rezulton se Asamble Hatibi është femër e zgjuar, me kulturë, di dy gjuhë të huaja (frëngjisht e italisht, por një të dhënë tjetër thuhej se di 4 gjuhë-shënim). Është e pasionuar pas muzikës dhe letërsisë perëndimore, ka rreth të gjerë shoqëror, të cilët i ka ofruar në sajë të aftësive të saj për të tërhequr njerëzit duke u gjetur pikat e dobëta. Një pjesë janë me qëndrim të mirë politik”.

Citoheshin fjalët e saj, ndër të tjera, të mëposhtmet:

-Enver Hoxha është vrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet që janë bërë në vendin tonë. Një person që ka bashkëpunuar me armiqtë e partisë, por për të shpëtuar veten, i ka eliminuar ata.

-Ai zhduk dhe vret, zakonisht ata që dinë sekretin për të.

-Ai e ka ngritur shumë figurën e vet, mirëpo me atë që bën, nuk janë pak, ka vrarë shumë, ka vrarë gjithë njerëzit që nuk kanë rënë dakord me të dhe ju thotë se kanë shkelur platformën. Ai është shkaktar i vrasjes së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burrit tim Galip Hatibi dhe shumë të tjerëve. Ai është vrasës dhe katil. Enver Hoxha është pederast. Unë e di këtë gjë. Për këtë punë ai ka vrarë edhe atë, Kokalarin…si dhe gjellëbërësin e tij të cilin e kish mbajtur vetë për marrëdhëniet e mësipërme.

-Po pse, sa do të rojë ky? Ka për të vdekur një ditë dhe atëherë do të kemi liri të plotë. Sot pyetet për gjithçka Enver Hoxha, zëvendësi i tij nuk dëgjohet fare. Gruaja e këtij të fundit e ka tepruar me elegancën e saj…ajo është frikacake, por ka përfituar nga dinakëria e atij labit.

-Enver Hoxhës i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodh me kapitullin e qëndrimit të tij në Moskë në romanin “Dimri i madh” ku autori paraqet tërë mizerjen e jetës sonë. Vaniteti (kotësia) e Enver Hoxhës arrin deri aty sa të mos i bëjë përshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori (ismail Kadare-shënim) është i madh se e bën armën e Sigurimit zhele.

-Hë pra, jeto në komunizëm, mbaje dhe radhën për kastraveca, të mos ketë prodhon kastraveci vendi ynë? I thonë 34 vjet! Marksist-leninist qe edhe Bashkimi Sovjetik, por e kuptoi që nuk ecet.

-Ata bëjnë politikë, do të hajë populli, mjaft e ka mbajtur peshën në kurriz, i thonë 60 vjet…Ti nuk e di se ç’është punëtori (tregon për një djalë me babanë punëtor që lagja i dha një shtëpi të vjetër. Kështu është shteti punëtor, diktatura e proletariatit).

-Unë nuk i them shthurje atyre që mbajnë pantallona të gjera e flokë të gjata, ajo është gusto e njeriut. Pantallona të gjera i ka mbajtur vetë Enver Hoxha ku ishte i ri. Shthurje i them të spiunosh prindërit se shikojnë Italinë në televizor. Ç’është e vërteta rinia ka krijuar urrejtje. Çfarë i kanë dhënë rinisë këta, vetëm aksionin.

-Ne nuk mund të izolohemi nga bota, sot janë konditat e tilla. Shikon televizorin, po shkojnë në hënë e çfarë shthurje ka në këtë mes? Ata që janë në fuqi jetojnë gjithnjë mirë, ata kanë vila kudo, në Volerek të Pogradecit, në Shkodër, në Korçë, u rrinë gati shtëpitë dimër-verë. Por ama lërmë dhe mua të jetoj si njeri, pse më le kështu.

Tags: Asamble Hatibienver hoxhaGalip HatibiKastriot DervishiKokalaripederast

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

The Sun: Mbërriti në Angli me kamion, kuksiani i bën zbor sistemit të azilit

Basha dhe Demiraj takojnë Nunes, raportojnë për krimin e organizuar

Bienale 2017, Orkestra Rinore e Durrësit nis koncertin me veprat e "Dinastisë Bach"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com