Një familje shqiptare në Itali ka qenë protagoniste e një skene tronditëse si pasojë e një sherri brenda familjes. Shqiptari nga Kosova ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì-s. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes në orën 11.30.
Ndërkohë që gruaja 37-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital me plagë të shumta, policia italiane është vënë në ndjekje të shtetasit shqiptar nga Kosova, i cili pas aktit të rëndë është arratisur së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.
Dyshimet janë se ai mund të jetë drejtuar për në Astigiano, ku aty jeton ai që shqiptari beson se është “dashnori i gruas së tij’. Ka qenë vetë gruaja shqiptare e cila i ka treguar Policisë italiane të ndërhyjë për të shmangur një tjetër krim dhe ka treguar edhe personin i cili ndodhet në rrezik nga bashkëshorti i saj.