Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/ Blindohet shtëpia e deputetit Spartak Braho (detajet)

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Foto/ Blindohet shtëpia e deputetit Spartak Braho (detajet)

Uniformat blu menjëherë janë venë në veprim, duke marrë masat për ruajtjen e familjes së deputetit të PS, Spartak Braho, pas lajmit se dy djemtë e tij, Kreshniku dhe Arbri, janë kërcënuar me armë nga Lejden Kadilli. Ky i fundit është një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës.

Sikundër duket nga foto në fjalë, në banesën e Brahos janë vendosur efektivë policie, për të garantuar sigurinë e familjes.

Një ditë më parë, qytetari digjital informonte për ngjarjen në fjalë ish-kryeministrin Berisha, i cili më tej përcolli detajet me anë të një statusi në rrjetin social Facebook. Kjo ngjarje u pasqyrua më tej nga Policia e Durrësit.

Në njoftimin e parë, bëhet me dije se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet L.K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

“Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës. kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, parashikuar në nenet 84, 150 dhe 278 të Kodit Penal”, shkruhet në këtë njoftim, por inicialet nuk përputhen me emrin që përmend Berisha në postimin e tij.

Në këtë komunikatë shkruhet se është kanosur me armë zjarri shtetasi me inicialet K.B., ndërsa denoncimi i Berishës i referohet djalit tjetër të deputetit, Arbër Brahos. Pra, sipas këtij versioni, mund të arrihet në përfundimin se Arbër Braho, ka shkuar për t’u hakmarrë ndaj autorëve të atentatit, që është bërë ndaj vëllait të tij, Kreshnikut.

Ky aludim vërtetohet në njoftimin e dytë të policisë, ku shkruhet: “Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.”.

 

Tags: BerishapoliciaSpartak Braho

TË LIDHURA

Rama pas publikimit të progres-raportit të BE-së: Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka…
Politikë

Rama pas publikimit të progres-raportit të BE-së: Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka…

15:20 | 04/11/2025
Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian
Politikë

Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

14:38 | 04/11/2025
Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

12:39 | 04/11/2025
Next Post
“Janë të mbaruar, do bëjmë një ndryshim radikal”, Rama paralajmëron “furtunë” në Shkodër

"Janë të mbaruar, do bëjmë një ndryshim radikal", Rama paralajmëron "furtunë" në Shkodër

Zjarret në Amazonë/ Brazili hedh poshtë ofertën për ndihma

Zjarret në Amazonë/ Brazili hedh poshtë ofertën për ndihma

Berisha denoncon për hashashin në Librazhd: Fshati ruhet nga njerëzit e Taulant Ballës

Berisha denoncon për hashashin në Librazhd: Fshati ruhet nga njerëzit e Taulant Ballës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Rama pas publikimit të progres-raportit të BE-së: Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka…
Politikë

Rama pas publikimit të progres-raportit të BE-së: Po, ia dolëm! Dhe do të bëjmë gjithçka…

by mirseda
15:20 | 04/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për vitin 2025, duke e...

Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministria e Jashtme: Pasqyrë e pakthyeshmërisë së Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

14:49 | 04/11/2025
Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

14:46 | 04/11/2025
Raporti i KE për integrimin, Kaya Kallas vlerësime për Shqipërinë

Raporti i KE për integrimin, Kaya Kallas vlerësime për Shqipërinë

14:43 | 04/11/2025
Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

Rama intervistë për ‘Al Jazeera’: Rusia nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian

14:38 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com