Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Formimi i qeverisë së Kosovës pengohet nga deklaratat e pamatura politike

9 vjet ago
in Të Gjitha
Qeveria e re e Kosovës duhet të kalojë këto pesë sfida

Formimi i qeverisë së re të Kosovës mund të hyjë në një fazë krize nëse partitë politike nuk ulen në negociata për formimin e koalicionit dhe formulës së ardhshme qeverisëse. Kështu parashikojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, sipas të cilëve, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, tani u mbetet partive politike që të mendojnë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Analistët konsiderojnë se partitë politike duhet t’i lënë anash inatet politike dhe sa më parë të shënojnë përparime në negociata.

Aktualisht, nisma për formimin e qeverisë së re i takon kandidatit të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu,tha se deklaratat e liderëve të partive politike, që në fillim kanë nisur ta komplikojnë procesin e krijimit të institucioneve.

Kryeziu: Bazuar në vet rezultatet dhe në deklaratat e subjekteve politike, për të kundërshtuar pjesëmarrjen në një qeveri ku është edhe PDK-ja, duket se e bëjnë të komplikuar procesin në krijimin e qeverisë, dhe si të them, shtrirjen e një qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik.

Sidoqoftë, ai citon edhe kandidatin e koalicion PAN, i cili vazhdon të besojë se do ta formojë qeverinë e re.

“Tani kandidati nga PAN-i, zoti Haradinaj, në deklarimet e tij publike ka bërë të ditur se veç i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë”, tha ai.

I nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka përmendur si mundësi lidhjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, por këto tri parti nuk e kanë konfirmuar këtë aleancë paszgjedhore, dhe kanë refuzuar të jenë pjesë e takimit të ftuar nga zoti Haradinaj, të martën më 11 korrik.

Ndërkohë, analisti Ismail Hasani, konsideron se partitë politike fituese të zgjedhjeve të fundit, po i komplikojnë vetë gjërat dhe çështjet që ndërlidhen me ndërtimin e institucioneve. Ai thotë se Ramush Haradinaj me deklaratat e tij se ka numrin e votave, e që siç thotë ai, nuk i ka, ka vështirësuar nisjen e mbarë të takimeve dhe arritjen e marrëveshjeve.

Hasani: Është një problem ekstra i cili vështirëson edhe komunikimin sa u takon përpjekjeve të mandatarit për të kontaktuar, qoftë në mënyrë formale qoftë joformale, grupe të ndryshme politike.

Ai parashikon vështirësi në krijimin e koalicioneve paszgjedhore, pasi që sipas tij, tash për tash nuk po shihen rrethana që shpejt mund të ketë ndonjë marrëveshje.

Hasani: Drita nuk shihet në fund të tunelit, sa i përket përpjekjes së parë të nominuarit [nga koalicioni PAN] për të formuar qeverinë. Diskrecioni i Presidenti mbetet për t’u parë, në çka dyshoj, dhe ka një barrikadim, do të thosha.

Nga ana tjetër, Ismet Kryeziu konsideron se pavarësisht deklaratave refuzuese të partive politike se tash për tash nuk duan të bashkëpunojnë, në fund, ato mund të lëvizin nga qëndrimet fillestare dhe të arrijnë deri te marrëveshja.

Kryeziu: Marr parasysh deklaratat e partive politike, ne kemi përvoja të ndryshme. Kemi raste kur këto deklarata janë shuar dhe vendimet kanë ndryshuar. Kështu që ende nuk kemi një zhvillim të negociatave të subjekteve politike, por kemi vetëm deklarimeve publike, të cilat duke u bazuar në përvojat e kaluara, nuk do të qëndrojnë të tilla deri në fund.

Analistët thonë se negociatat që do të zhvillohen ditëve dhe javëve në vijim, mund të sjellin formula nga më të ndryshme për formimin e qeverisë. Kurse, përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë u kanë bërë thirrje partive politike që të mos vonojnë në krijimin e institucioneve të reja dhe të formojë një qeveri pro-evropiane dhe të qëndrueshme.

Tags: deklaratae pamaturaIsmet Kryeziukosovepengohetpolitikeqeveri

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Vendet e Gjirit: Pakti SHBA-Katar i pamjaftueshëm

Vendet e Gjirit: Pakti SHBA-Katar i pamjaftueshëm

Erdogan: Gjermania të korrigjojë gabimet ndaj nesh

Erdogan: Tani i mbetet BE-së të vendosë; ‘‘Me apo pa Turqinë!’’

Shqipëria triumfoi mbi 6 shtetet e tjera, përfitoi 30% të fondeve të BE-së për Ballkanin

Shqipëria triumfoi mbi 6 shtetet e tjera, përfitoi 30% të fondeve të BE-së për Ballkanin







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë
Analizë

DW: Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Mbledhja maratonë zgjati 10 orë

by mirseda
08:29 | 07/02/2026
0

Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë...

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

23:06 | 06/02/2026
Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com