Qeveria shqiptare ka miratuar fondin për dëmet e shtëpive dhe pallateve të shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Fondi në fjalë do të jepet për riparimin e banesave dhe pallateve në Kavajë e Kamëz.
Shuma e akorduar për këtë fond do të jetë 510 240 000 lekë. Ky fond është për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale, dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ato individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka qenë një ndër ditët më tragjike të Shqipërisë, ku la pas viktima dhe mijëra të plagosur.