Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Foltore apo Faltore?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artur Ajazi

Sali Berisha i ka gjetur një emër procesit të takimeve të tij me demokratët berishistët. E ka quajtur “Foltore”, nga ku po shpalos gjithë skenarin e shkruar “mjeshtërisht” sipas tij, për të arritur sërish majën e partisë. Sallat e mbushura me berishistë, thirrjet, puthjet e dorës madje edhe makinës nga disa fanatikë, brohoritjet “Berisha-Berisha”, “Basha ik” apo dhe tendenca e disave për të nisur “kryengritjen në PD” dhe më gjerë, mbushja e rreshtave të para me ish-drejtorë, të ngjet  në fakt me një “Faltoren”.

Duket sikur ata që mbushin sallat e Doktorit, e shohin atë si “Peshkop”, dhe ata si “besimtarë të devotshëm”. Brënda sallave të mbyllura (të cilat nuk dihet nga kush paguhen) përsëriten dhe ripërsëriten akuzat ndaj Bashës, Ramës, denoncohet “pakti i fshehtë dhe bashkëqeverisja”, dhe u premtohet mitingashëve “rikthim në pushtet, pavarësi e PD, luftë amerikanëve”. Herë-herë, takimet e Berishës, ngjasin me grumbullimet e Haxhi Qamilit, tek i shpallte luftë me armë në dorë qeverisë dhe pavarësisë Shqipërisë, për hatër të Turqisë.

Askush nuk di të thotë, pse Sali Berisha e ka quajtur “Foltore” nismën e tij për rikthimin në krye të PD, askush nuk di të thotë, çfarë kërkon të arrijë Sali Berisha me betejën e tij, jo vetëm ndaj Bashës, por edhe ndaj SHBA-ve. Gjithçka që mund të arrijë ai përmes vandalizmave, do të jetë një HIÇ, përballë vullnetit të shumicës së shqiptarëve, dhe mirënjohjes së tyre ndaj partnerit tonë stradegjik, SHBA-së. Por Berisha ka arritur ti karikojë berishistët, dhe  tu mbushë mëndjen atyre se “unë dhe vetëm unë, mund t’ju sjell sërish në pushtet”.

Realisht, ai po pergatit dramën më të madhe për Partinë Demokratike, dhe po gatuan shkatërrimin nga themelet të asaj force politike. Duke shfrytëzuar ekzaltimin e berishistëve, ish-kryetari “non-grata” deri sot nuk ka sqaruar, si do të zgjidhë  ai ngërçin e krijuar me amerikanët, si do të rihapë partinë, si do të shpjerë demokratët drejt pushtetit pa asnjë mbështetje ndërkombëtare, dhe plot pyetjeve të tjera. Sali Berisha ka zgjedhur të keqpërdorë ithtarët dhe fanatikët, duke vënë në krye të tyre ish-drejtorët dhe ish-zyrtarët e djeshëm, të gjithë të akuzuar dhe damkosur si të korruptuar, të pasuruar gjatë pushtetit të tij.

Përmes brohoritjeve berishiste, ai ka shpallur nga Kavaja (qytet të cilin sa ishte në pushtet e la në harresë)  kandidaturën e tij për kryetar PD-je. Ai po tenton të bëjë brënda asaj partie një “1997 të dytë”, duke lëshuar gjithë bateritë dhe tentakulat e tij propogandistike për të përçarë fillimisht grupin e deputetëve të PD.Berisha i ka kthyer berishistët, në “vegla qorre dhe kamikazë” të vendimeve dhe qëndrimeve tij, duke treguar se nuk ndalet para asgjëje, për të arritur edhe njëherë  atje ku ishte në 2013. Ai ka krijuar tanimë kultin e “Liderit të pagabueshëm, prijësit legjandar”, duke imituar Enver Hoxhën në çdo hap. Foltorja e tij, mblodhi veç berishistëve, gjithë mëkatarët e qeverisjes tij, ata që kanë vënë pasuri të madhe  dje, dhe që shpresojnë që një ditë Berisha ti risjellë sërish në pushtet. Ata e kanë si “Faltore” sallën e takimeve të Doktorit, nga ku shpresojnë se do të mund të lajnë mëkatet e tyre, duke mbrojtur kryemëkatarin që e quajnë me mburrje “Udhëheqës i pagabueshëm dhe i përjetshëm”.

Tags: BerishafoltoreSHBA

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Kriza klimatike, SHBA kundër Kinës

Qytetarja dhunon mjeken dhe infermieren e poliklinikës së Fierit

Rama-kryebashkiakëve: Keni rritur humbjet. Si do vazhdojë kjo histori?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com