Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

FMN hedh poshtë pretendimet e Ramës: Nuk do të ketë rritje ekonomike

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria
FMN hedh poshtë pretendimet e Ramës: Nuk do të ketë rritje ekonomike

Qeveria shqiptare ka këmbëngulur gjatë javëve të fundit se premtimi i saj në programin qeverisës për “rritje ekonomike në masën 5.5-6% në vitin 2021” është i besueshëm dhe realist, por Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucioni më i specializuar në botë për parashikime të tilla, rishikoi në ulje parashikimin për katër vitet e ardhshme dhe dukshëm nuk beson se premtimi i qeverisë është i arritshëm.

Në raportin e vet kryesor, Parashikimi Ekonomik Botëror, të publikuar më 5 tetor [link], FMN parashikon rritje ekonomike në masën 3.7 për qind për vitin 2017 dhe 3.9 për qind për vitin 2022, shifra këto ndjeshëm më të ulëta se sa dëshira e qeverisë. Për më tepër, parashikimi i tetorit i FMN-së është lehtësisht më pesimist nga parashikimi që FMN pati bërë në prill të këtij viti. Ndërsa në prill ekonomia shqiptare vlerësohej se mund të rritej me 4.1 për qind për periudhën 2018-2022, në parashikimin e ri rritja vlerësohet në masën 3.7-3.9 për qind.

Qeveria shqiptare shkroi në programin e saj qeverisës të prezantuar në Kuvend në shtator një fjali që çuditi shumë njerëz. “Përmes zbatimit të plotë të këtij programi ne synojmë një rritje ekonomike mesatare rreth 4.5 për qind për të arritur në rreth 5.5 – 6 për qind të PBB-së në fund të mandatit”, thuhet në program, pa sqaruar se me çfarë metodologjie dhe mbi çfarë elementësh është vlerësuar se një objektiv i tillë është i arritshëm, shkruan Birn. 

Institucione të ndryshme ndërkombëtare kryejnë vlerësime mbi rritjen ekonomike të vendeve të ndryshme bazuar mbi metodologji që janë zhvilluar përgjatë dekadave. Fondi Monetar Ndërkombëtar është institucioni që konsiderohet si më i afti për të kryer parashikime të tilla. FMN kryen dy vlerësime në vit të cilat i publikon në prill dhe në tetor. Megjithatë, këto janë sërish parashikime dhe mund të dalin të gabuara.

fmn

Dallimi në rritjen ekonomike mes 3.7 që parashikon FMN dhe 4.5 që pretendon qeveria është i konsiderueshëm. Aktualisht prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë është rreth 11 miliardë euro dhe 1 për qind ndryshim në ritmin e rritjes do të thotë 110 milionë euro më shumë ose më pak.

Pavarësisht kësaj, pasja e rritjes ekonomike nuk do të thotë automatikisht se kemi të bëjmë me mirëqenie më të lartë për qytetarët, pasi PBB mat ‘vlerën e shtuar’ pa marrë parasysh se në xhepin e kujt shkojnë. Gjatë viteve të fundit, ekonomia e Shqipërisë është rritur veçanërisht nga disa projekte të mëdha të infrastrukturës energjetike.

Gazsjellësi TransAdriatik, (TAP), i cili po ndërtohet aktualisht në Shqipëri, ka hapur rrugë, ka derdhur beton dhe ka shtruar tuba për qindra kilometra dhe me një kosto prej qindra milionë dollarësh, kosto e cila llogaritet si “vlerë e shtuar” në ekonominë shqiptare, pavarësisht se një pjesë shumë e vockël e tyre përfundojnë me të vërtetë ne xhepat e shqiptarëve.

Tags: FMNhedh poshtepretendimetramarritje ekonomike

TË LIDHURA

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

12:48 | 13/02/2026
“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Next Post
Shtyllat elektrike më keq se në kohën e elektrifikimit, fotot flasin vetë

Shtyllat elektrike më keq se në kohën e elektrifikimit, fotot flasin vetë

Edhe Zaev niset drejt SHBA-së, do takohet me Trump dhe Guterres

Kryeministri Zaev: Vendi i Maqedonisë është në BE, të rinjtë të mos largohen

Shitën kempin 1 milion lekë, pezullohen mjekët

Shitën kempin 1 milion lekë, pezullohen mjekët







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com