Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Flet eksperti: Nga cilësia te sasia, ja abuzimet që po bëhen me naftën në Shqipëri!

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Flet eksperti: Nga cilësia te sasia, ja abuzimet që po bëhen me naftën në Shqipëri!

Prej kohësh karburantet me në veçanti naftën janë një problem në Shqipëri. Teksa përdoruesit e automjeteve çdo ditë e më tepër ankohen për cilësi jo shumë të mirë, çmimi sa vjen edhe rritet.

Drejtori i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike, Zef Preçi në një intervistë për Tirana Today thekson se ky sektor është një prej më të korruptuarve në vend.

“Menaxhimi i sektorit të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës është dëshmi e korrupsionit dhe abuzimeve me asetet publike. Duke nisur nga koncesionet që nuk sjellin të ardhura, deri tek përpunimi i cili lihet në dorën e bandave. Kanë akumuluar një borxh që llogaritet midis 100-200 milion eurove, të pa mbledhura.

Me cilësinë bëjnë përzierje, duke përfshirë naftën e Ballshit. Dhe nga ana tjetër ka abuzime me sasinë, sepse një pjesë kanë pajisje të pa kolauduara. Dhe njëkohësisht entet përkatëse, Inspektorati Qendror Teknik apo institucione të tjera publike nuk përmbushin siç duhet detyrimin e tyre.”

Gjatë muajit Tetor në të gjitha tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë me 10 Dollarë për ton ndërkohë, që në Shqipëri ndodhi e kundërta pasi çmimi u rrit me të paktën 10 Lek për litër. Një lajm ky i konfirmuar dhe nga Konfindustria Shqiptare.

“Nafta që tregtohet në tregun e brendshëm i referohet bursës. Por, këtu çdo rritje në bursë reflektohet ne tregun e brendshëm, mirëpo nuk ndodh kurrë që kur shkon në krahun e kundërt. Pra, kur çmimi i bursës të bjerë, të ulet dhe çmimi. Nga ana tjetër nuk ka një analizë të kostove krahasuese të këtyre taksave që imponohen. Të cilat në thelb e bëjnë vendin më pak konkurrues.”

Teksa shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, popujve të tjerë si francezëve  u duhen vetëm 1.3% e të ardhurave ditore. Por, përsëri këta të fundit kanë paralizuar shtetin me protesta kundër rritjes së çmimit.

“Qeveria jonë i ka duar e lira, mund të bëjë çfarë të dojë. Sepse nuk ka sindikata apo shoqëri civile. Sigurisht që nuk mund të krahasohemi me Francën. Ndërkohë është fakti që në Shqipëri, një pjesë e mirë e të ardhurave ditore shkon për të mbuluar shpenzimet e karburantit. Nëse do të kishim një transport publik të mirë organizuar, nuk do të ishte nevoja të përdorej kaq masivisht makina. Pasi Tirana është një qytet i vogël dhe pse ka 1 milion banorë.

Nëse qeveria do të sigurojë politika që të rrisin shkallën e përpunimit të naftës në vend dhe të kemi proshim nafte me cilësi të mirë; Shqipëria mund të ishte një nga vendet me çmimin më të ulët në Evropë. Shqipëria mundet dhe duhet të ketë një çmim më të ulët, minimalisht të krahasueshëm me vendet e rajonit.” TIRANA TODAY

 

Tags: bursacilesiaçmimi i lartëEkspertikarburantetNAFTAshqiperia

TË LIDHURA

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

22:43 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë
Aktualitet

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante
Aktualitet

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Next Post
Finalet e Natonal League: datat, formati dhe përfitimet e mëdha që sjell

Finalet e Natonal League: datat, formati dhe përfitimet e mëdha që sjell

Ivanka Trump ka përdorur emalin privat për punë zyrtare

Ivanka Trump ka përdorur emalin privat për punë zyrtare

Goal.com/Kosova në prag të historisë, një shtet i ri pranë ‘diçkaje të madhe’

Goal.com/Kosova në prag të historisë, një shtet i ri pranë ‘diçkaje të madhe’

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

by mirseda
22:43 | 11/06/2025
0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit,...

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com