Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Flemë mes gjarpërinjve dhe minjve”, apeli tronditës i 10-vjeçarit: O ma, pse na lë në barakë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Ervis Laçi është vetëm 10 vjeç, por çdo ditë atij i duhet të kujdeset për orë të tëra për vëllanë 5 vjeç dhe motrën 3 vjeçe. Kjo pasi Skënderi, babai ikën që herët në mëngjes, ku punon si pastrues në rrugët e kryeqytetit. Dhe Silvana mamaja, e cila përpiqet të gjejë mundësi për të mbijetuar, herë duke lypur për borxhe dhe herë të tjera duke mbledhur kanaçe. Tre fëmijët qëndrojnë vetëm mes frikës, ftohtit dhe urisë.

“Mami ka ikur për të mbledhur kanaçe. Kemi frikë sepse na zë korrenti, digjet shtëpia.”

Ervisi është në klasë të tretë, por fëmijëria e tij nuk ngjason aspak me atë të fëmijëve të tjerë.

“Në pushimin e gjatë unë vetëm rri, se nuk kam lekë për të ngrënë bukë. Në jetë unë më shumë do të doja të kisha ushqime dhe një shtëpi për të fjetur. Kjo është barakë.”

Familja Laçi jeton në një barakë të ndërtuar mbi një kodër në Shkozë. Ku çdo gjë që bie jashtë, hyn dhe brenda. Përballë mjerimit dhe dimrit të ftohtë, e ardhmja e këtyre fëmijëve duket e pashpresë. Silvana është vetëm 40 vjeçe, por jeta është duke e mundur. E frikëson e ardhmja e tre fëmijëve dhe i dhemb shpirti kur ata i kërkojnë vetëm të mos kenë ftohtë.

“Çfarë bie jashtë, hyn brenda. Furtunë e madhe, erë e madhe, ke frikë të rrish brenda. Kemi frikë sepse është në majë të kodrës. Më vështirë se jam unë, nuk ka. I ftohti është nga të katërta anët. Edhe këta fëmijë me lot në sy i kam ruajtur. Dikush më ka dhënë një batanije, dikush një gjë tjetër. Kam çunin e madh që thotë, ‘o ma ça është kjo punë, që na lë neve kështu. Na lë në barakë, është shumë ftohtë’.

Ftohti është me të shkul që këtu, por rri unë nga halli sepse nuk kam ku të shkoj dhe nuk kam çfarë të bëj. Rrobat i laj me dorë, uji i ftohtë është. Herë kemi ujë e herë nuk kemi. Tani që ka edhe erëra, nuk kemi drita fare.

Kalamajtë ngordhin së ftohti, qajnë gjithë natën. Çuni i vogël dhe goca kolliten gjithë natën. Më thonë ‘mirë o ma që nuk kemi për të ngrënë e për të pirë, por të kemi një shtëpi. Na hyjnë gjarpërinjtë, minjtë. Ne flemë, minjtë janë poshtë. Ke frikë të jetosh apo të rrish këtu. Ja kam futur rroba, sepse hyn ftohti nga të katërta anët. Nuk ka ku të shkojë më keq, si t’ia bëj hallit unë?”

Egzoni, djali i vogël vuan nga sëmundja e epilepsisë. Por, nga pamundësia ekonomike ai nuk mjekohet. Duke iu përkeqësuar përherë e më tepër gjendja shëndetësore.

“Çunin e kam çuar dy herë në spital dhe ka sëmundjen e tokës. Në fillim ka pasur më pak, e tani i është shtuar. Nga mjekimi që nuk merr, sepse nuk ka ilaçe. Një vit ia kam marr pa lekë, tani doktoresha më tha t’i marr me lekë. Me lekë unë nuk kam mundësi t’i marr dhe ka ngelur çuni pa gjë tani. Mbasi ndërpreu ilaçet është bërë më keq.”

Apeli drithërues i familjes Laçi është publikuar nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” në profilin e saj në Facebook, ndërsa apelon që të gjithë bashkë të ndihmojmë sado pak për të ndihmuar këta fëmijë./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:17 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026
Next Post

Nuk ka qetësi për Liverpool, 6 lojtarë kërkojnë largimin

Shpërthen Lubonja: Qeveria duhet të ishte rrëzuar, kemi një kryeministër arrogant

Njerëzit e kësaj shenje horoskopi kanë më shumë mundësi të jenë të pasur







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

by mirseda
10:17 | 04/06/2026
0

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and Heart Festival, një ngjarje europiane, që bashkon në...

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com