Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Fjalimi i vitit 1982/Enver Hoxha: Lufta është çështje pushteti

8 vjet ago
in Të Gjitha
Fjalimi i vitit 1982/Enver Hoxha: Lufta është çështje pushteti

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një dokument nga fjalimi i ish-diktatorit Enver hoxha në vitin 1982. Në fjalimin e tij, me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës, Enver Hoxha deklaroi qartë se lufta ishte vetëm çështje pushteti dhe se fati i Shqipërisë varej se kush do të merrte pushtetin.

Statusi i Kastriot Dervishit:
Pohimi i diktatorit në vitin 1982
“Lufta dhe revolucioni”, në radhë të parë çështje pushteti
29 nëntori si ditë e viteve të zeza, simbolizon krimin komunist dhe prishjen e unitetit kombëtar. Pas rënies së regjimit, komunistët duan ta mbajnë gjallë të kaluarën e tyre me data përkujtimore. Madje ftojnë edhe pasardhësit e viktimave që të “festojnë” për të mirat që paska sjellë kjo datë. 29 nëntori është data e atyre që vendosën diktaturën kundër pjesës që nuk ishte dakord të vendosej kjo diktaturë. Nuk është çështje date, ore, sekondash, por çështje koncepti. As nuk mund të vendoset me “marrëveshje” si ditë feste sepse nuk ka qenë kurrë festë.
Nuk ka “çlirime” në rastet e vetëlargimit të një ushtrie dhe sjelljes mizore me gjysmën e popullsisë së vendit, siç kanë bërë komunistët. Numri i shqiptarëve të larguar nga eksodi i madh i fundit të 1944-s, i të arrestuarve, i të vrarëve, është shumë më i madh se sa forcat ushtarake gjermane në këtë kohë. Pa përmendurit të vrarët, kujtoj se u arrestuan menjëherë 4.500 shqiptarë vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë. “Gjermani” i vërtetë, në të vërtetë mbeti brenda Shqipërisë, ishin komunistët. Që “lufta dhe revolucioni” kanë qenë çështje pushteti dhe jo pushtuesi, e ka sqaruar vetë diktatori. Më 15 shtator 1982, në sallën e Kuvendit Popullor, me rastin e 40-vjetorit të mbledhjes së Pezës, Enver Hoxha e deklaroi qartë se lufta ishte vetëm çështje pushteti. Në fjalimin e gjatë, ndër të tjera, gjejmë edhe këto fjalë:
“Lufta Nacionalçlirimtare dhe revolucioni kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do ta merrte pushtetin. Pushtetin ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e partisë dhe të askujt tjetër. Ne fituam duke luftuar të vetëm jo vetëm brenda vendit me aleatë të jashtëm, por me vigjilencë të madhe që asnjë këmbë e tyre të mos hynte këtu, në Shqipëri. Dhe ishte kjo një nga arsyet e fitores sonë të madhe. Prandaj ta kuptojmë thellë rëndësinë e kësaj vepre të madhe të partisë sonë që nuk ishte e rastësishme, por e menduar mirë”.

Tags: 1982çështjeenver hoxhafjalimii vititluftapushteti

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Shifra qesharake/ Shqipëria më e dobëta në rajon për pagën mesatare

Shifra qesharake/ Shqipëria më e dobëta në rajon për pagën mesatare

Tirana mposht Vllazninë, misioni “hakmarrja” në rrugën e duhur (Video)

Tirana mposht Vllazninë, misioni “hakmarrja” në rrugën e duhur (Video)

Gjermania dhe Franca “çlirohen” nga azilkërkuesit shqiptarë

Gjermania dhe Franca “çlirohen” nga azilkërkuesit shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës
Bota

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

by mirseda
10:02 | 11/03/2026
0

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit, ka paralajmëruar se, bankat dhe institucionet financiare janë tani shënjestra në...

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

09:36 | 11/03/2026
Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

08:40 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com