Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fjalimi i Ramës/ Lubonja: Ja disa probleme që vura re! Bushati: I mbahej fryma njësoj si…

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk jam i rënë nga qielli”, Rama: Është shumë vonë për të bërë çunin e mirë

Pasi opozita dogji mandatet, analistë dhe gazetarë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, kanë zgjedhur të komentojnë fjalimin e parë të kryeministrit Edi Rama, i cili e nisi me ndjesë dhe e mbylli me dorë të shtrirë, por i bindur se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Analisti Andi Bushati, u shpreh se u habit që kryeministri doli të kërkonte falje për arrogancën dhe nuk dha asnjë përgjigje për shkaqet që shtynë opozitën të ikte nga Parlamenti.

“Nuk mendoj që e keqja e Ramës apo këtij reagimi të parë ishte tek fakti që i mbahej fryma apo mezi i dilnin fjalët. Në këtë gjendje fizike e kam parë vetëm pas protestës së Kukësit. Pas vendimit ekstrem të opozitës kuptuam se Rama është i gatshëm ta kthejë vendin në parti shtet. Ne shohim një njeri që del e kërkon falje se është ironik me gazetarët, se del me atlete apo brekushe. Kur dëgjova këtë thashë, e erdhi në mendje një pyetje e thjeshtë: është budalla apo bën vetë? Ky kërkon falje se vesh brekushe kur akuza ndaj tij është se po vjedh zgjedhjet e bashkëpunon me kriminele. Nuk e di në ishim në teatër apo Rama nuk e kupton”,- tha Bushati.

Ndryshe nga Bushati mendonte gazetari Carlo Bollino. Sipas tij, Rama kishte përgënjeshtruar akuzat për lidhje me krimin, ndërsa pranonte se shit-blerja e votive ka ndodhur në Shqipëri.

“Unë kam dëgjuar edhe përgënjeshtrimin e thellë të lidhjes me krimin. Tha që ndodh në Shqipëri të ketë pasur shit-blere votash. Ka ofruar mundësinë e dialogut, përjashtoi mundësintë e zgjedhjeve të parakohshme. Pra, dha një përgjigje politike”,- tha Bollino.

Ndërsa sipas Lubonjës, ajo që ra në sy në fjalimin e Ramës ishte fakti se vijonte të krahasonte të bardhët me të zinjtë dhe të mirët përballë të këqijve, situata kjo shtoi ai, që është parë edhe në deklarata të mëparshme.

Ai renditi edhe disa faktorë që tregojnë dhe përligjin situatën e vështirë  në të cilën ndodhen shqiptarët, i nisur fillimisht nga largimet masive të shqiptarëve nga vendi, e deri tek korrupsioni dhe vjedhja e parave  nga një grup oligarkësh.

“Të them të drejtën, unë ndoqa pjesën e parë. Këtë që kishit ju, nuk e ndoqa dot. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti, kur krahasoi që ne nuk jemi si ata. Kishte një mani të Ramës për të krahasuar pjesën mes të zinjve dhe të bardhëve. Dy tre tregues që janë ndër më themelorët janë; rritja e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin është shumë e lartë mbi 53 për qind. Sa i takon korrupsionit e ul më poshtë. Një varfërim, një shtrëngim gjithandej, sepse do të shkojnë paratë tek oligarkët. Dhe një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër. Ke parë një kryeministër Renzi tv, meqë kemi edhe Bollinon këtu. Prirja për të kapur të gjitha pushtetet, por së fundi edhe drejtësinë”, tha ai.

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj shtoi se opozitës i ishte mohuar çdo instrument poltik në përballje me qeverinë, ndërsa theksoi se djegia e mandateve ishte e vetmja alternativë që shkon në proporcion me realitetin.

“Se ka menduar asnjëherë, sepse nuk njeh realitetin. Ndoshta se ka njohur mirë opozitën. A ishte një akt proporcional me situatën apo jo? Lënia e mandateve dhe parlamentit parti-shtet, a është proporcional me këtë situatë, ne besojmë që po. Ne na mohohej, kërkesa për të thirrur ministrat në interpelancë, na mohohej e drejta për të thirrur kryeministrin në interpelancë. Këtu sistemi politik ka rënë dhe e dyta; shteti i së drejtës ka rënë. Duke qenë se kanë rënë këto dy sisteme, ajo që na ka mbetur ne si opozitë është që ta nxjerrim lakuriq në sy të publikut se çfarë qeveria dhe çfarë sistemi kanë shqiptarët.”, tha ai. (BalkanWeb)

Tags: bushatiDisafjalimifrymalubonjambahejnjesojproblemeRamësvura

TË LIDHURA

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021
Ekonomi

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur
Aktualitet

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025
Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Next Post
Kryemadhi plas ‘bombën’ për ministren e Ramës: S’kam folur për shkak të lidhjeve familjare me Metën

“Të kuptoj mirë”, Kryemadhi tregon telefonatën me zyrtarin e DASH

“Shqiptarët do kërkojnë diçka të re”, Baton Haxhiu: Ja kush e zëvendëson PD dhe LSI

“Shqiptarët do kërkojnë diçka të re”, Baton Haxhiu: Ja kush e zëvendëson PD dhe LSI

Berisha: Rama ka frikë nga Basha

“E shikoj zi të ardhmen”, befason analisti: Do të vijnë shumë shpejt lajme tronditëse

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

by mirseda
08:46 | 02/08/2025
0

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com