Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 4 vite burg

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Fituesja e Nobelit për Paqe dënohet me 4 vite burg

Një gjykatë në Mianmar ka dënuar lideren e rrëzuar Aung San Suu Kyi me katër vite të tjera burg, në të fundit nga një seri gjyqesh. Ajo u dënua për posedim dhe import të paligjshëm të telekomandave dhe shkelje të rregullave të Covid-19.

Zonja Suu Kyi u dënua për herë të parë në dhjetor, dhe iu dha një dënim i reduktuar me dy vjet burg. Ajo është arrestuar që nga një grusht shteti ushtarak shkurtin e kaluar, dhe përballet me rreth një duzinë akuzash, të cilat ajo i mohon të gjitha.

Besohet se akuzat e së hënës burojnë nga kur ushtarët kontrolluan shtëpinë e saj në ditën e grushtit të shtetit, nga forcat e udhëhequra nga gjenerali Min Aung Hlaing, kur ata thanë se zbuluan pajisjet.

Gjyqi i së hënës në kryeqytet, Nay Pyi Taw, ishte i mbyllur për mediat dhe avokatët e zonjës Suu Kyi janë ndaluar të komunikojnë me median dhe publikun.

Dënimi i fundit do ta çojë totalin e saj në gjashtë vjet burg. Muajin e kaluar laureati i Nobelit u shpall fajtor për nxitje të mospajtimit dhe thyerje të rregullave të Covid-19, në atë që u dënua si një “gjyq i rremë” nga shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

Human Rights Watch i quajti procedurat ligjore një “cirk gjykate të procedurave sekrete mbi akuza false… në mënyrë që (Aung San Suu Kyi) të qëndrojë në burg për një kohë të pacaktuar”.

Marrja e pushtetit nga ushtria në Myanmar shkurtin e kaluar erdhi disa muaj pasi Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e zonjës Suu Kyi fitoi zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit 2020. Ushtria pretendoi për mashtrim të votuesve në fitore, megjithatë vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve kanë thënë se zgjedhjet ishin kryesisht të lira dhe të ndershme.

Grushti i shtetit shkaktoi demonstrata të gjera, dhe ushtria e Mianmarit ka goditur protestuesit pro-demokracisë, aktivistët dhe gazetarët.

Zonja Suu Kyi është një nga më shumë se 10.600 personat që janë arrestuar nga junta që nga shkurti, dhe të paktën 1.303 të tjerë të vrarë në demonstrata, sipas grupit të monitorimit të Asistencës për të Burgosurit Politik. Besohet se nëse shpallet fajtore për të gjitha akuzat me të cilat përballet, zonja Suu Kyi mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Aung San Suu KyigjyqMianmar

TË LIDHURA

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!
Bota

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!

11:13 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte
Bota

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai
Bota

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Next Post
“Mesazhi i koduar për Donaldin”, reagon mamaja e Beatrix-it

"Mesazhi i koduar për Donaldin”, reagon mamaja e Beatrix-it

Pesë luftërat civile më vdekjeprurëse të të gjitha kohërave

Pesë luftërat civile më vdekjeprurëse të të gjitha kohërave

Berisha nuk ndalet me protestat, jep sinjalin e radhës

Berisha nuk ndalet me protestat, jep sinjalin e radhës







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon
Politikë

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

by mirseda
14:48 | 07/03/2026
0

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, ka adresuar një letër publike për...

7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

7 Marsi, Presidenti Begaj takim me mësuesit shqiptarë nga vendi dhe diaspora: Gjuha, identiteti ynë!

14:33 | 07/03/2026
Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje

Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje

14:22 | 07/03/2026
Aksioni i SPAK, arrestohet një punonjës police! I lidhur me grupin e Vlorës

Aksioni i SPAK, arrestohet një punonjës police! I lidhur me grupin e Vlorës

13:40 | 07/03/2026
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, reagon Grenell: Lajm i shkëlqyer, Thaçi për kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, reagon Grenell: Lajm i shkëlqyer, Thaçi për kryeministër

13:17 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com